KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ψάλλουν ύμνους για τον Γκόρντον.

Χάρι Καν

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka thurur lavde për sulmuesin Anthony Gordon.

Ai ka thënë se Gordon ka përmirësuar mënyrën e lojës te Barcelona.

“Mendoj se ndonjëherë të shkosh në një klub të madh të jep më shumë besim në vete, më shumë siguri”, deklaroi Kane. 

“Ndihesh sikur i përket skenës më të madhe dhe mendoj se ai e ka përfshirë këtë në performancat me Anglinë. Ai ishte i jashtëzakonshëm kundër Spanjës të shtunën, përsëri bëri diferencën. Ai gjithmonë kërkonte të ishte i drejtpërdrejtë dhe ta dërgonte përpara ekipin”, ka thënë Kane.

Gordon shënoi një gol në fitoren 2:0 ndaj Çekisë në Pragë të martën mbrëma. Gordon shënoi gol edhe ndaj Spanjës në ndeshjen e parë të Grupit A3 të Ligës së Kombeve.