KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Το στρατόπεδο Χαϊβάλι, το «σπίτι» πολλών ομάδων της Σούπερ Λιγκ

Εθνικό Στρατόπεδο - Χαϊβάλι

Në dy fushat e Kampit Nacional të FFK-së në Hajvali, u zhvilluan brenda ditës dy ndeshje të edicionit të kaluar të Superligës së Kosovës në futboll. Më 2 maj, në kuadër të xhiros së 32-të, Prishtina e Re e priti Dritën, kurse Prishtina u takua ne skuadrën e Malishevës. Ndeshja e dytë u zhvillua në fushën me bari natyral, pak pasi kishte përfunduar ndeshja ndërmjet Prishtinës së Re dhe Dritës, në fushën me bari sintetik.

Ishin dy prej shumë ndeshjeve të luajtura në Kampin Nacional në Hajvali.

Kampi i FFK-së po shfrytëzohet nga klubet edhe këtë edicion. Do të jetë arenë edhe në xhiron e katërt të Superligës.

Prishtina do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Vushtrrisë në Hajvali për shkak se fusha në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do t’i nënshtrohet riparimit para ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve.

“Për shkak të punimeve që do të nisin në stadiumin 'Fadil Vokrri' për riparimin e fushës, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, ndeshja Prishtina – Vushtrria zhvendoset dhe do të zhvillohet të premten në Kampin Nacional në Hajvali. Vendimi është marrë në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës”, njofton klubi i futbollit Prishtina.

Kampi Nacional në Hajvali nuk është i panjohur për Vushtrrinë.

Vushtrria i ka organizuar dy ndeshje si vendëse në fushën me bari sintetik në Hajvali.

Për shkak të punimeve në fushën e saj, Vushtrria e priti në Hajvali skuadrën e Malishevës në xhiron e parë dhe Dritën në xhiron e tretë.

Prishtina luan në Hajvali sa herë që kryhen punime në "Fadil Vokrri" apo ky stadium është në shërbim të përgatitjeve të Kovës për ndeshje ndërkombëtare.

Krahas ndeshjeve të Superligës, në Kampin Nacional janë luajtur edhe ndeshje ndërkombëtare.

I fundit që luajti në Hajvali ishte Dukagjini.

Kampi Nacional në Hajvali shfrytëzohet edhe nga grupmoshat e reja dhe për futbolliste.

Shumë stërvitje i zhvillon edhe përfaqësuesja A.