KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ο Γιασάρι μιλάει για τον αγώνα με τη Γιουβέντους

Άρντον Τζασάρι

Φωτογραφία: Associated Press

Ardon Jashari vazhdon të vlerësohet lartë në Itali, pavarësisht se në edicionin e kaluar nuk luajti shumë dhe kishte telashe të shumta me lëndime që në nisje. Por, situata është ndryshe në fillim të këtij sezoni. Ai e ka fituar besimin e trajnerit të ri, Ruben Amorim, dhe ka luajtur në dy ndeshjet e para. Milani fitoi ndaj Torinos në udhëtim dhe Venezias në shtëpi, ndërsa tani synon tjetër trepikësh në derbin ndaj Juventusit. 

Kryendeshja e xhiros së tretë në Serie A mes Juventusit dhe Milanit luhet të dielën nga ora 20:45. Gjashtë pikë në dy ndeshje i ka edhe Juventusi. 

Mesfushori defensiv ka respekt të madh për Juventusin para ndeshjes. Ka edhe synime të mëdha me “rossonerët”, por ka thënë se për titull është ende herët të flitet. Ajo çfarë ai ka premtuar është se tifozët “do ta shohin versionin më të mirë të tij”. 

“Mendoj se e kemi nisur sezonin shumë mirë me dy fitore të rëndësishme. Të udhëtosh në Torino për ndeshje të madhe me gjashtë pikë të fituara, është më mirë se të kesh dy barazime nga dy ndeshje”, ka deklaruar Jashari të shtunën në një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport”. 

Mediumi italian e ka përmendur të shtunën interesimin e Juventusit për Jasharin gjatë afatit kalimtar veror. Por, ai ka thënë se ka qenë i fokusuar te Zvicra në Kupën e Botës dhe se bisedat me trajnerin Amorim, e kanë bindur atë të qëndrojë te Milani. 

“Juventusi ka skuadër të fortë dhe trajner të madh, me filozofi të qartë për futbollin. Megjithatë, ne duhet të fokusohemi vetëm te stili jonë i lojës, të cilin duhet ta përmirësojmë. Sezoni është i gjatë ndërsa ne duhet të rritemi dhe të përgatitemi për çdo ndeshje”, është shprehur Jashari. 

Jashari me Milanin përveç në Serie A, synon të ketë sukses edhe në Evropë. Milani në këtë sezon do të paraqitet në Ligën e Evropës dhe do të ketë kundërshtarë si Benfica, Salzburgu, Bournemouthi, Ferencvaroshi, Olympiacosi, Sunderlandi, Levski Sofia e Ararart-Armenia. 

Nga gjithë kundërshtarët, Jashari e ka veçuar Sunderlandin që për kapiten e ka Granit Xhakën. Xhaka është kapiten i Jasharit te Përfaqësuesja e Zvicrës. 

“Nuk i kam shikuar shumë kundërshtarët sepse i marrim ndeshjet një nga një, por mezi e pres përballjen me Sunderlandin, ku është Xhaka, kapiteni jonë te përfaqësuesja. Talbin e kam pasur bashkëlojtar te Club Brugge”, ka deklaruar Jashari. 

Jashari si futbollist është zhvilluar te Zug Youth e Luzerni. Nga Luzerni bëri hap të madh te Brugge në Belgjikë, e pjesë e Milanit është prej vitit të kaluar kur u transferua për 36 milionë euro. 

Me Zvicrën, Jashari i ka 11 paraqitje.