---
description: "Tre vjet, një muaj e dymbëdhjetë ditë pas debutimit të tij me Sevillan, Adnan Januzaj festoi golin e tij të parë me fanellën e skuadrës spanjolle. Ose më saktë "
title: Januzaj arsyeton besimin e dhënë nga trajneri i Sevillas
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/29/48962faa-1f04-473d-b5d3-555b854e0f86.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Januzaj arsyeton besimin e dhënë nga trajneri i Sevillas

![Adnan Januzaj](https://resources.koha.net/images/2025/October/29/48962faa-1f04-473d-b5d3-555b854e0f86.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 29 tetor 2025 15:47
- Shpërndaje në:

- 29 tetor 2025 15:47
- Shpërndaje në:

Tre vjet, një muaj e dymbëdhjetë ditë pas debutimit të tij me Sevillan, Adnan Januzaj festoi golin e tij të parë me fanellën e skuadrës spanjolle. Ose më saktë golat e tij të parë, të realizuar kundër Toledos në raundin e parë të Kupës së Mbretit. Dy golat e realizuar nga Januzaj çuan Sevillan në 2:1 dhe 3:1, duke vulosur rikthimin që ia mundësoi Sevillas në fund fitoren 4:1 dhe kalimin në raundin tjetër. 

Qëkur iu bashkua Sevillas si lojtar i lirë në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës në vitin 2022, Januzaj kishte përjetuar një sërë periudhash zhgënjyese si lojtar i huazuar. Ai shënoi gola gjatë periudhave të huazimit te skuadra turke Bashakshehir dhe Las Palmas, por jo te Sevilla. Mungesa e minutazhës në fushë e pengoi suksesin e tij. Januzaj ka luajtur vetëm 648 minuta në 24 ndeshje për Sevillan gjatë tri edicioneve dhe këtij aktual.

Por gjithçka ka ndryshuar për të pas ardhjes së trajnerit Matias Almeyda. Edhe pse nuk e ka të garantuar ende vendin e titullarit, duke luajtur vetëm 215 minuta në shtatë ndeshje, trajneri argjentinas, sa u përket statistikave, ka pasur besim më shumë tek ai. As Julien Lopetegui, i cili i kërkoi Jorge Sampaoli, Diego Alonso, Sanchez Flores, nuk i dhanë kaq shumë mundësi.

“Pata disa probleme të vogla fizike, por ndihem shumë më mirë tani që po fitoj më shumë kohë në fushë. Kjo është mirë për t’u përgatitur dhe për të ecur përpara”, tha Januzaj pas ndeshjes.

Ai ka theksuar se për Sevillan ishte ndeshje e vështirë. Por është i lumtur që ka ndihmuar ekipin e tij ta sigurojë kalimin tutje.

[Edhe ![Januzaj në pritje të rastit tjetër te Sevilla](https://resources.koha.net/images/2026/April/09/1d603b12-10a1-409f-895f-b636e2622003.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 9 pri 2026 Januzaj në pritje të rastit tjetër te Sevilla](https://www.koha.net/futboll/januzaj-ne-pritje-te-rastit-tjeter-te-sevilla)

“Po largohemi shumë të lumtur nga ky udhëtim, sepse të gjithë e dinë që ndeshje të tilla janë gjithmonë të vështira për t’u fituar. Për ta ishte ndeshja e jetës së tyre, ata dhanë gjithçka. Por gjëja më e rëndësishme është që fituam dhe u kualifikuam tutje”.

Marrë parasysh numrin e lëndimeve te Sevilla, futbollisti që ka luajtur për Belgjikën në të kaluarën, pritet ta ketë rastin e tij të shtunën, qoftë duke u aktivizuar edhe nga stoli.

“Fitorja është gjithmonë e mirë për ndeshjen e radhës. Të jep shumë besim. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar ndeshjet e ardhshme, sepse jemi ekip i mirë dhe do të japim maksimumin”, është shprehur Januzaj.

Ndeshjen e ardhshme Sevilla e ka të shtunën. Nuk do ta ketë aspak të lehtë këtë përballje. Do të udhëtojnë në “Metropolitano” për t’u përballur me Atletico Madridin e drejtuar nga Diego Simeone. 

Trajneri i Sevillas, Matias Almeyda, është i lumtur me dygolëshin e Januzajt.

"Nuk kam folur me të që nga ndeshja, por kam folur shumë me të nga fillimi i përgatitjeve për këtë sezon, si me të tjerët. Të gjithë luajtën mirë, por kjo është mirë për të, sepse ai gjithmonë ka tërhequr shumë kritika. Të shënosh dy gola në këtë sport nuk është e lehtë, jam i lumtur për të, për Kiken për të gjithë”, tha Matias Almeyda në konferencë për media.

[Edhe ![Mesazhi emocional i Januzajt pas lëndimit të radhës](https://resources.koha.net/images/2025/November/25/b4113588-e714-4d74-95f5-43028218d4a8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 25 nën 2025 Mesazhi emocional i Januzajt pas lëndimit të radhës](https://www.koha.net/futboll/mesazhi-emocional-i-januzajt-pas-lendimit-te-radhes)

Januzaj 30-vjeçar me Sevillan ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Almeyda besoi fuqishëm në vlerat e Januzajt dhe kërkoi nga drejtuesit e klubit ta mbanin edhe më gjatë në skuadër. Dhe sot, Januzaj ka shpërblyer pak këtë besim.

[#futboll](https://www.koha.net/tag/futboll) [#Adnan Januzaj](https://www.koha.net/tag/adnan-januzaj) [#Sevilla FC](https://www.koha.net/tag/sevilla-fc) [#matias almeyda](https://www.koha.net/tag/matias-almeyda)

Artikuj të ngjashëm

- [![Januzaj shënon golat e parë me fanellën e Sevillas](https://resources.koha.net/images/2025/October/28/140765b1-c0bc-4ad3-89be-90ed5ab2b815.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 28 tet 2025 Januzaj shënon golat e parë me fanellën e Sevillas](https://www.koha.net/futboll/januzaj-shenon-golat-e-pare-me-fanellen-e-sevillas)
- [![Januzaj u duartrokit për paraqitjen ndaj Villarrealit](https://resources.koha.net/images/2024/January/10/januzaj-sp1704914386.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 24 sht 2025 Januzaj u duartrokit për paraqitjen ndaj Villarrealit](https://www.koha.net/futboll/januzaj-u-duartrokit-per-paraqitjen-ndaj-villarrealit)
- [![Januzaj nis përgatitjet me Sevillan](https://resources.koha.net/images/2024/January/10/januzaj-sp1704914386.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 6 kor 2025 Januzaj nis përgatitjet me Sevillan](https://www.koha.net/futboll/januzaj-nis-pergatitjet-me-sevillan)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Januzaj arsyeton besimin e dhënë nga trajneri i Sevillas","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/januzaj-arsyeton-besimin-e-dhene-nga-trajneri-i-sevillas","datePublished":"2025-10-29T15:47:09+01:00","dateModified":"2026-07-10T21:00:08+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":616,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Tre vjet, një muaj e dymbëdhjetë ditë pas debutimit të tij me Sevillan, Adnan Januzaj festoi golin e tij të parë me fanellën e skuadrës spanjolle. Ose më saktë ","url":"https://www.koha.net/futboll/januzaj-arsyeton-besimin-e-dhene-nga-trajneri-i-sevillas","keywords":"futboll, Adnan Januzaj, Sevilla FC, matias almeyda","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/29/48962faa-1f04-473d-b5d3-555b854e0f86.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
