Mbrojtësi Ardian Ismajli e ka kompletuar ndeshjen te Torino që fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Parmas të hënën mbrëma, në kuadër të javës së shtatë të Serie A.
Për Torinon ishte fitorja e dytë rresht në elitën e futbollit italian.
Giovanni Simeone i shënoi dy gola, ndërsa Che Adams një për fitoren 3:0.
Torino është në vendin e dhjetë me dhjetë pikë, ndërsa Parma në pozitën e parafundit me katër pikë.