Ish-trajneri i Ballkanit, Mislav Karoglan, është emëruar shef i shtabit teknik te Partizani i Tiranës.
Karoglan me Partizanin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Kroati Karoglan së fundi ishte trajner te Ballkani i Suharekës.
44-vjeçari e drejtoi Ballkanin nga muaji nëntor i vitit të kaluar deri në gusht të këtij viti.
Karoglan ka qenë trajner edhe i Sheriff Tiraspolit, Hajduk Splitit dhe Istras.
“Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me teknikun kroat Mislav Karoglan, i cili merr zyrtarisht drejtimin e skuadrës. 44-vjeçari u prezantua sot nga presidenti Gazment Demi në ambientet e klubit. Karoglan do të provojë edhe eksperiencën e tij të parë në kampionatin shqiptar, pas përvojës së fundit në Superligën e Kosovës te Ballkani”, ka shkruar Partizani.