KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ο πρώην πρόεδρος της UEFA ασκεί σκληρή κριτική στον Ινφαντίνο

Ο Πλατινί

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka kritikuar ashpër presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, duke kërkuar largimin e tij nga kreu i organizatës botërore të futbollit.

Në një intervistë për “Canal Football Club”, Platini tha se Infantino duhet të largohet nga posti dhe e akuzoi atë se nuk i ka respektuar rregullat dhe parimet e futbollit.

Legjenda e futbollit francez, Michel Platini, ka dalë hapur kundër Infantinos në kohën kur kreu i FIFA-s po përballet me presion të madh nga brenda dhe jashtë organizatës.

“Unë mendoj se futbolli është diçka e rëndësishme. Futbolli ka të bëjë me ndeshjet ndërsa kjo është politikë. Ne kemi nevojë për lojtarët. Ai ka dështuar, sepse është garantuesi i rregullave të lojës. Ai nuk i respektoi ato dhe duhet të largohet”, ka thënë Platini. 

Edhe presidenti aktual i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka kritika të vazhdueshme ndaj Infantinos.