KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ο Ισγκανταρλί, ο Αζερμπαϊτζάν που λάμπει στη Μαλίσεβα

Βουσάλ Ισγκαντάρλι

Pas karrierës së gjatë në Azerbajxhan, Turqi e Shqipëri, Vusal Isgandarli, po paraqitet këtë edicion për Malishevën. Dhe atë me shumë sukses.

Pasi realizoi “hat-trick” në fitoren 3:1 ndaj Gjilanit, 30-vjeçari gjeti rrugën drejt rrjetës edhe në fitoren e thellë ndaj Llapit, 4:0. Kjo ndeshje u luajt të hënën në Podujevë.

“Prej ditës së parë kur arrita në Kosovë e kam ditur se do të jetë opsion i mirë për mua. Natyrisht, jam shumë i lumtur që i kam shënuar golat e parë këtu”, ka thënë Isgandarli të martën për KOHËN.

Malisheva po shquhet me rezultate këtë edicion. Është e dyta në tabelë me 13 pikë. 

Sulmuesi i krahut thotë se do të bëjë më të mirën për gola të tjerë e asistime të tjera për Malishevën. Isgandarli është i vendosur të kontribuojë për ekipin dhe të jetë sa më i vlefshëm që është e mundur.

Ai e vlerëson nivelin e futbollit kosovar.

“Mendoj se niveli është shumë i mirë. Janë pesë apo gjashtë ekipe që garojnë për titull të kampionit. Ka shumë lojtarë të mirë dhe trajnerë cilësorë. Besoj se do të jetë një edicion shumë garues dhe shumë i vështirë”, ka thënë futbollisti nga Azerbajxhani.

Ai ka tetë paraqitje e një gol për Azerbajxhanin. Realizoi në mars të këtij viti, ndërsa së fundi për përfaqësuese luajti në qershor. Më pas iu bashkua Malishevës. Edicionin e kaluar luajti për Partizanin e Tiranës. Në Shqipëri ishte edhe tek Egnatia, ndërsa në Turqi luajti për Bolusporin dhe Keçiorengucun. Ka luajtur edhe në disa skuadra nga Azerbajxhani.

Por si përfundoi në Kosovë?

“Në fakt çdo gjë ndodhi shumë shpejt. Kam pasur oferta nga vende të ndryshme. Por presidenti i klubit dhe trajneri vërtetë kanë dashur që unë të vijë këtu. Dhe kjo ishte arsyeja kryesore që zgjodha Malishevën. Mund të them që jam shumë i lumtur për vendimin”, ka thënë Vusal Isgandarli.

Malisheva është klub i ri, por tashmë shumë stabil i Superligës së Kosovës. Po bënë hapa gjigant në Evropë dhe ka synime të mëdha edhe në garat vendore.

“Natyrisht, qëllimi ynë i vetëm është titulli i kampionit”, thotë Isgandarli. “Kalimi te Malisheva është hap i duhur për mua. Kam pasur edicion të mirë te Partizani dhe kam dashur të vazhdoj me një tjetër edicion të mirë. Do të shohim se çka do të ndodhë në vazhdim”.

Prej sukseseve në karrierë, Isgandarli veçon titujt e kampionit.

“Në Azerbajxhan e kam fituar titullin e kampionit dhe kam pasur sukses me ekipin nacional. E kam fituar titullin edhe në Shqipëri. Gjatë karrierës në Turqi kam luajtur në plejof për dy edicione. Shpresoj që edhe këtu do ta fitoj titullin e kampionit me Malishevën. Do të ishte e veçantë për të gjithë”.

Edicionin e kaluar Malisheva ishte nënkampione. Por nuk ishte vërtetë në garë për titull. Këtë edicion duket se është.