KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η Ιρλανδία διαμαρτύρεται και κερδίζει βαθμούς εναντίον του Ισραήλ

Ιρλανδία

Futbollistët e Irlandës sërish kanë mbajtur kokën ulur derisa është intonuar himni i Izraelit. Këtë e bënë në shenjë proteste ndaj Izraelit, përkatësisht në përkrahje të Palestinës. Po ashtu kapiteni i Irlandës nuk ia ka dhënë  dorën kapitenit të Izraelit, pas shortit në fillim të ndeshjes.

Irlanda e Izraeli u përballën të dielën mbrëma në Baçka Topola të Serbisë në ndeshjen e Grupit B3 të Ligës së Kombeve. Ndeshja përfundoi 1:1.

Ndeshja u zhvillua në terren neutral dhe pa praninë e shikuesve nga frika e trazirave në Irlandë. Në Irlandë përkrahja për Palestinën është shumë e madhe, ndërsa është kërkuar gjatë që të bojkotohen ndeshjet me Izraelin. Te bojkoti nuk erdhi nga frika e dënimeve, por dy ndeshjet janë shfrytëzuar për protestë.

Të dielën, Troy Parrot kaloi në epërsi Irlandën me golin nga penalltia në minutën e 39-të. Për 1:1 shënoi Dor Peretz në minutën e 47-të. 

Pas pjesës së parë erdhi te një tollovi. Njëri prej trajnerëve të Irlandës ka thënë se është pështyrë nga një lojtar i Izraelit.

 Në Grupin B3, Austria është e para me tetë pikë. Nga pesë pikë i kanë Kosova e Irlanda. Izraeli mbetet me dy pikë.