KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η Ίντερ νίκησε οριακά εκτός έδρας την Κάλιαρι

Inter

Interi ka fituar ngushtë 1:0 të dielën në udhëtim ndaj Cagliarit në ndeshjen e xhiros së dytë të Serie A së Italisë.

Hakan Çalhanoglu (9’) realizoi golin e fitores për kampionin në fuqi të Italisë. 

Për Interin është fitorja e dytë në dy ndeshje dhe kryeson renditjen në Serie A me gjashtë pikë. Gjashtë pikë i kanë edhe Milani, Juventusi e Lazio. 

Lazio të dielën mbrëma fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Genoas. Davide Frattesi (25’) realizoi golin për Lazion. Te Genoa nuk u aktivizua Mario Mitaj.