Trajneri kosovar Besnik Hasi është i kënaqur me rezultatet e deritashme të Amedsporit. Por ai ka theksuar se Amedspori “nuk është Barcelona”.
“Mund të themi se liga sapo ka filluar. Nëse dikush do të kishte thënë në fillim se do të ishim në këtë pozicion, askush nuk do ta kishte besuar. Pritjet janë të mëdha. Nuk ka garanci se nuk do të humbësh një ndeshje. Nuk mund të fitosh çdo ndeshje 3:0. Nuk je Barcelona. Do të ketë ndeshje që do t’i humbësh dhe nëse nuk japim gjithçka, nuk mund ta kapërcejmë atë”, ka thënë Hasi.
Amedspori ka fituar 17 pikë nga tetë ndeshje. Ka pesë fitore, dy barazime e një humbje në elitën turke. Ka vetëm dy pikë më pak se Galatasaray.
Hasi ka folur edhe për Lumbardh Dellovën. Ai ka thënë se Dellova ende nuk ka nisur me stërvitje pas lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Gençlerbirligit. Dellova i mungoi Amedsporit në fitoren 1:0 ndaj Konyasporit në fundjavë.
Pritet të mungojë deri në katër javë.
“Nuk ka asgjë të keqe me Dellovën, na thanë se do të jetë gati për 4 javë. Ai kishte dhimbje dhe trajtimi vazhdon. Ishte e qartë se ai nuk do të ishte i gatshëm. Ai nuk po stërvitet”, ka theksuar Hasi.
Tek Amedspori është edhe futbollisti tjetër i Kosovës, Ermal Krasniqi.