Qendërmbrojtësi Albian Hajdari s’do të paraqitet te Kosova as në ndeshjet ndaj Izraelit e Austrisë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës. Është bërë e ditur po ashtu se përkohësisht është liruar edhe Leon Avdullahu për arsye familjare.
Γνωστοποίηση:
Albian Hajdari largohet nga grumbullimi, Leon Avdullahu lirohet përkohësisht
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi është konstatuar se rikuperimi i tij nga lëndimi nuk do të jetë i mundur në kohë për dy ndeshjet e radhës, kundër Izraelit dhe Austrisë.
Përkundër angazhimit maksimal të stafit mjekësor dhe përpjekjeve për ta rikuperuar futbollistin, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy ndeshje.
Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu. Ai do t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur