Brajan Gruda me RB Leipzigun e kanë nisur edicionin 2026/27 në Bundesligën e Gjermanisë me fitore bindëse.
Leipzigu të shtunën pasdite në shtëpi e mposhti Borussia Monchengladbachun me rezultatin 3:0.
Ridle Baku e realizoi golin e parë në minutën e 25-të.
Golin për 2:0 e shënoi Antonio Nusa në minutën e 49-të.
Ndërsa golin e tretë e shënoi Rocco Reitz në minutën e 66-të me asistim të Christopher Nkunkut, i cili u kthye te Lepzigu në formë huazimi nga Milani deri në përfundimin e edicionit 2026/27.
Gruda për Leipzigun luajti deri në minutën e 73-të.