Fabio Grosso i Fiorentinas është bërë trajneri i parë i shkarkuar në edicionin 2026/2027 në pesë ligat kryesore të futbollit në Evropë.
Grosso u shkarkua pasi Fiorentina i humbi tri ndeshjet e para të edicionit në Serie A. Ky klub e feston 100 vjetorin e themelimit.
“ACF Fiorentina konfirmon se Fabio Grosso është liruar nga detyrat si trajner i ekipit të parë”, ka njoftuar Fiorentina pas disfatës nga Torino.
Fiorentina ka pësuar edhe nga Roma dhe Frosinone.