KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η Γκίλαν κερδίζει με πέναλτι στο 99ο λεπτό

Thaqi

Një prekje me dorë e Lorik Dobratiqit në zonë në minutat e fundit të ndeshjes i ka kushtuar me humbje Feronikelit 74. Ai shkaktoi penallti nga e cila u mposht skuadra e tij. Gjilani në fund i fitoi pikët e plota pas fitores 1:0. 

Pas penalltisë së shkaktuar nga Dobratiqi, nga pika e bardhë nuk gaboi kapiteni Armend Thaqi. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll. 

Ishte ndeshja e parë për trajnerin Zekirija Ramadani, që është kthyer sërish te gjilanasit. 

Ai e mori detyrën e trajnerit te Gjilani pas largimit të Debatik Currit. 

Të dyja skuadrat gjatë tërë ndeshjes patën mundësi të mira shënimi. Por, goli i vetëm në përballje u shënua në minutën e 99-të. 

Mbrojtësi Thaqi ishte i saktë për golin e fitores shumë të rëndësishme. 

Gjilani me këtë fitore tani i ka 17 pikë në dhjetë ndeshje dhe zë vendin e tretë. Kaq pikë ka edhe kampionia në fuqi Drita në vendin e katërt, që e ka një ndeshje më pak të luajtur. Feronikeli 74 mbetet me tetë pikë në pozitën e tetë. 

Të hënën luhen edhe dy ndeshje të tjera të kësaj xhiroje. Ballkani – Prishtina luhet nga ora 14:00 në Suharekë, ndërsa Dukagjini – Drenica nis në ora 18:00.