Autogoli i shënuar nga portieri Irfan Egribayat e ka vendosur ndeshjen ndërmjet Gençlerbirligit dhe Galatasarayt.
Galatasarayt me shumë mund e mposhti Gençlerbirligin në udhëtim me rezultatin 1:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së tetë të Superligës së Turqisë.
Egribayati e shënoi autogolin në minutën e 88-të duke i dhënë tre pikë skuadrës së Galatasarayt.
Për Galatën ishte fitorja e gjashtë. Ka edhe një barazim dhe një humbje. Është lider me 19 pikë.
Gençlerbirligi renditet në pjesën e poshtme të tabelës me tetë pikë.
Ndërkohë të shtunën fitoi edhe Amedspori ndaj Konyasporit me rezultatin 1:0.
Për Amedsporin deri në minutën e 89-të luajti Ermal Krasniqi.
Amedspori, që drejtohet nga Besnik Hasi, është i dyti në tabelë.