Futbollisti Chinedu Ozor, i cili luftoi për të mbetur në jetë, është zgjuar në morg pak orë pasi u shpall i vdekur.
“The Sun” ka shkruar të mërkurën se 27-vjeçari Ozor, futbollist i klubit nigerian Katsina United, kolapsoi në fushë gjatë miqësores ndaj Niger Tornadoes.
Mjekët e shpallën të vdekur mbrojtësin, por situata ndryshoi më vonë kur Ozori e lëvizi dorën brenda në morg.
Ai u dërgua menjëherë në spitalin e përgjithshëm në Katsina.
Tani është nën mbikëqyrje intensive, ndërsa lajmi i ka shokuar tifozët.
επίσης
«Όλα είναι πιθανά»: Το Κόσοβο ένα ματς μακριά από το Παγκόσμιο Κύπελλο
Pasi u përhap lajmi për vdekjen e Ozorit, shumë klube dhe të afërm të futbollistit shprehën ngushëllime.
Ozori u transferua te Katsina më herët gjatë këtij muaji.