Grasshoppersi dhe Zurichu kanë barazuar 2:2 të shtunën mbrëma në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Zvicrës.
Futbollistët shqiptarë kanë qenë vendimtar në këtë ndeshje.
Samuel Krasniqi e shënoi golin e parë për Grasshoppersin. Ndërsa golin e dytë me asistim të Krasniqit e realizoi Bujar Pllana.
Për Zurichun në golin e parë asistoi Bledian Krasniqi.
Pllana, Krasniqi e Amir Abrashi e kompletuan ndeshjen te Grasshoppersi.
Krasniqi e Lindrit Kamberi e kompletuan ndeshjen te Zurichu.
Në bankën e rezervistëve te Zurichu ishte Valon Berisha.