Real Madridi ka shënuar fitore të thellë në kuadër të xhiros së tretë të La Ligas.
Reali të dielën pasdite në shtëpi e mposhti Malagan me rezultatin 4:0.
“Los Blancos” tre gola i shënuan në pjesën e parë, kurse një në pjesën e dytë.
Jude Bellingham e hapi serinë e golave në minutën e 19-të. Shtatë minuta më pas, Alfonso Herrero, shënoi autogol për 2:0.
Realizatori i golit të tretë ishte Kylian Mbappe në minutën e 30-të. Golin e fundit e shënoi Arda Guler në minutën e 91-të.
Për Realin ishte fitorja e tretë radhazi.
Ndërkohë për Malagan ishte disfata e dytë. Ka edhe një barazim.