Matias Soule ka shënuar gol në minutën e 93-të për t’ia siguruar fitoren skuadrës së Romës.
Roma e mposhti Atalantan në shtëpi me përmbysje të rezultatit 2:1.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi xhiros së tretë të Serie A.
Ederson në minutën e 47-të e kaloi në epërsi Atalantan.
Roma shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 90-të me golin që e realizoi Mario Hermoso.
Soule në sekondat e fundit e shënoi golin e fitores për tre pikët e radhës të Romës.
Për Romën ishte fitorja e tretë radhazi. Ka nëntë pikë.
Ndërkohë për Atalantan ishte disfata e parë, pas dy fitoreve.