---
description: Drenica ka vazhduar me rezultate pozitive me trajnerin Bylbyl Sokoli dhe të shtunën ka shënuar fitore të madhe.Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj në xhiron
title: Fitore e madhe e Drenicës ndaj Ballkanit
image: https://resources.koha.net/images/2025/November/08/dd5eaefd-f7cb-46f3-8231-df84ade904ec.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Fitore e madhe e Drenicës ndaj Ballkanit

![Drenica](https://resources.koha.net/images/2025/November/08/dd5eaefd-f7cb-46f3-8231-df84ade904ec.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 8 nëntor 2025 14:57
- Shpërndaje në:

- 8 nëntor 2025 14:57
- Shpërndaje në:

Drenica ka vazhduar me rezultate pozitive me trajnerin Bylbyl Sokoli dhe të shtunën ka shënuar fitore të madhe.

Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj në xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës në futboll, Drenica fitoi 2:0 ndaj Ballkanit. Ballkani që është prej kandidatëve për titull kampioni, e pësoi humbjen e parë pas një muaji. Humbjen e fundit, Ballkani e kishte pësuar më 4 tetor nga Prishtina në “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë, për Drenicën që kishte ecuri prej katër humbjeve të njëpasnjëshme, ishte fitorja e dytë në tri ndeshjet e fundit. Përveç Ballkanit, Drenica e mposhti edhe Dritën, teksa barazoi me Prishtinën e Re.

Udoyen Akpan në minutën e 56-të shënoi për 1:0, ndërsa golin e dytë e realizoi Kreshnik Uka, në minutën e 63-të.

Në të dyja golat asistues ishte Indrit Prodani.

[Edhe ![Ballkani kërkon fitore ndaj Drenicës së “papërshtatshme”](https://resources.koha.net/images/2025/November/07/a5fe5054-701b-44d7-beb5-427690c4925e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 8 nën 2025 Ballkani kërkon fitore ndaj Drenicës së “papërshtatshme”](https://www.koha.net/futboll/ballkani-kerkon-fitore-ndaj-drenices-se-papershtatshme)

Drenica ngjitet përkohësisht në pozitën e katërt me 18 pikë, një më shumë se Dukagjini dhe Llapi. Dukagjini e ka një ndeshje më pak të luajtur dhe zë vendin e pestë, ndërsa Llapi është i gjashti.

Ballkani mbetet me 23 pikë dhe nuk e shfrytëzoi mundësinë për të dalë në krye të tabelës me pikë të njëjta me Prishtinën. Prishtina e para ka 26 pikë. Në këtë fundjavë, Prishtina nuk do ta zhvillojë derbin me Dritën, për shkak se dy futbollistë të Dritës kanë marrë ftesë nga përfaqësueset. Portieri Faton Maloku u ftua nga Kosova, kurse Salifu Ibrahim nga Benini.

[Lexo përditësimet tjera![Federata e Futbollit e Kosovës (FFK)](https://resources.koha.net/images/2024/April/25/001d31e8-1b6a-4420-b828-b2d2ad448dd6.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Drenica mposht Ballkanin, barazojnë Llapi e Prishtina e Re</h4>](https://www.koha.net/futboll/live-drenica-ballkani-llapi-prishtina-e-re)

[#Drenica](https://www.koha.net/tag/drenica)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kampionia kërkon këndelljen kundër ish-kampionit](https://resources.koha.net/images/2026/October/12/32c410f6-305d-4d0d-8e0d-64d26c4dcf06.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 12 tet 2026 Kampionia kërkon këndelljen kundër ish-kampionit](https://www.koha.net/futboll/kampionia-kerkon-kendelljen-kunder-ish-kampionit)
- [![Prishtina me fitore bindëse ndaj Drenicës](https://resources.koha.net/images/2026/September/08/653a08db-8a32-48ca-a156-a158557b1dc7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 8 sht 2026 Prishtina me fitore bindëse ndaj Drenicës](https://www.koha.net/futboll/prishtina-ne-epersi-ndaj-drenices-1)
- [![Ballkani me shumë mund merr pikët e plota ndaj Drenicës](https://resources.koha.net/images/2026/April/30/61421f7a-8cb3-4c30-8e17-5febb73627e2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 28 gus 2026 Ballkani me shumë mund merr pikët e plota ndaj Drenicës](https://www.koha.net/futboll/drenica-humb-penallti)
- [![Fitore e rëndësishme e Drenicës në garën për mbijetesë](https://resources.koha.net/images/2025/November/08/dd5eaefd-f7cb-46f3-8231-df84ade904ec.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 9 maj 2026 Fitore e rëndësishme e Drenicës në garën për mbijetesë](https://www.koha.net/futboll/fitore-e-rendesishme-e-drenices-ne-garen-per-mbijetese)

[Arbëri.]() [Protestuesit refuzojnë sërish kërkesën e Ramës për dialog, largohen edhe ulëset e betonit](https://www.koha.net/arberi/protestuesit-refuzojne-serish-kerkesen-e-rames-per-dialog-largohen-edhe-uleset-e-betonit)

[Auto.]() [Rikthimi i fuqishëm i Teslas, Model Y bëhet sërish vetura më e shitur në Evropë](https://www.koha.net/auto/rikthimi-i-fuqishem-i-teslas-model-y-behet-serish-vetura-me-e-shitur-ne-evrope)

[Futboll.]() [Derbi i xhiros së 11-të në futboll luhet të dielën](https://www.koha.net/futboll/derbi-i-xhiros-se-11-te-ne-futboll-luhet-te-dielen)

[Showbiz.]() [Cara Delevingne rrëfen betejën me varësinë nga droga](https://www.koha.net/showbiz/cara-delevingne-rrefen-betejen-me-varesine-nga-droga-isha-prane-urrejtjes-ndaj-vetes)

[Futboll.]() [S’lejohen as tifozë gjermanë në Beograd](https://www.koha.net/futboll/slejohen-as-tifoze-gjermane-ne-beograd)

[Kronikë.]() [Stavileci për aksionin në veri: Rezultat i një hetimi disamujor](https://www.koha.net/kronike/stavileci-per-aksionin-ne-veri-rezultat-i-nje-hetimi-disamujor)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Fitore e madhe e Drenicës ndaj Ballkanit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/fitore-e-madhe-e-drenices-ndaj-ballkanit","datePublished":"2025-11-08T14:57:30+01:00","dateModified":"2026-07-11T00:40:05+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":265,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Drenica ka vazhduar me rezultate pozitive me trajnerin Bylbyl Sokoli dhe të shtunën ka shënuar fitore të madhe.Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj në xhiron","url":"https://www.koha.net/futboll/fitore-e-madhe-e-drenices-ndaj-ballkanit","keywords":"Drenica","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/November/08/dd5eaefd-f7cb-46f3-8231-df84ade904ec.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
