KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ξεκίνησαν οι αποδοκιμασίες στη Μάντσεστερ Γιουνάιτεντ

un

Fishkëllimat që u dëgjuan në “Old Trafford” të mërkurën janë bërë një tingull i njohur kohët e fundit.

Megjithatë, për Michael Carrick, kjo është një përvojë e re pas një nisjeje të shkëlqyer te Manchester United, ku ai i futi një ndjenjë të re optimizmi klubit me valën e fitoreve të profilit të lartë dhe një rikthimi në Ligën e Kampionëve.

Aq mbresëlënëse ishte koha e Carrick si trajner kur zëvendësoi Ruben Amorimin të shkarkuar sezonin e kaluar, saqë ai u shpërblye me një kontratë afatgjatë dhe mundësinë për t’i rikthyer kohërat e mira një klubi që ka qenë në rënie për më shumë se një dekadë.

Gjërat nuk duken aspak mirë tek Unitedi tani për tani, pas një fillimi të vështirë të sezonit, ku kanë humbur tre nga gjashtë ndeshjet e para dhe janë eliminuar nga Kupa e Ligës Angleze.

Shto kësaj lajmin se talenti të akademisë që ka kërkuar të largohet, ndërsa tifozët kanë nisur protesta të reja kundër pronësisë.

Pastaj ishte gabimi i zyrtarëve të VAR-it që i kushtoi Unitedit kundër rivalit Manchester City javën e kaluar.

Duke hyrë në pushimin e parë ndërkombëtar të sezonit, presioni mbi Carrick është duke u rritur tashmë përpara ndeshjes të së dielës në Premier League kundër Fulhamit pa fitore.

“Kur fitojmë, njerëzit thonë se po bëj një punë të mirë. Nëse nuk fitojmë ose nuk marrim rezultate, atëherë një pjesë e madhe e fajit është mbi mua. E pranoj këtë. Nuk po fshihem nga asnjëra prej këtyre gjërave”, tha Carrick.

Si lojtar, Carrick nuk njihte pothuajse asgjë tjetër përveç suksesit si pjesë e skuadrës së fundit të shkëlqyer të ikonës së klubit Alex Ferguson, duke fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2008 dhe plotë trofe tjerë.

Ai ishte i dashur nga tifozët, por kjo do të shkojë deri diku nëse nuk është në gjendje të ndryshojë performancën.

Carrick është trajneri i shtatë që nga dalja në pension e Fergusonit në vitin 2013 dhe ndjek gjurmët e emrave si Louis van Gaal dhe Jose Mourinho, të cilët dështuan ta rikthenin Unitedin në majën e futbollit anglez.

United nuk e ka fituar titullin e Premier Ligës që nga sezoni i fundit i Fergusonit dhe skuadra e Carrick është tashmë tetë pikë larg Arsenalit dhe City.

Nuk ka asnjë të dhënë që pozicioni i tij është në rrezik, por Carrick është plotësisht i vetëdijshëm për pritjet në një klub që dëshiron me çdo kusht të kthehet në krye.

“Ndihem keq për momentin sepse nuk kemi pasur një javë të shkëlqyer, ose dy ose tre javë, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të fitosh shpejt një ndeshje tjetër futbolli”, tha ai. “Lojtarët kanë treguar më parë se çfarë janë të aftë të bëjnë, dhe ne e kemi bërë si grup. Nuk ka shumë rëndësi, gjithmonë ka të bëjë me atë që ndodh më pas. Kjo është sfida përfundimtare. Sigurisht që duhet ta përballojmë këtë moment në një mënyrë të mirë”, ka thënë Carrick.