KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η FIFA κατηγορεί την UEFA για δυσφήμιση

FIFA

FIFA e ka akuzuar UEFA-n për “shpifje ndaj saj dhe liderit” Gianni Infantino, për planin që u tërhoq për shitje të aksioneve të Kupës së Botës tek investitorët privatë.

Javën e kaluar, Konfederata Evropiane e Futbollit paraqiti dokumente ligjore në SHBA, duke kërkuar zbulimin e provave dhe dokumenteve nga FIFA si pjesë e një padie të mundshme penale në Zvicër. 

Mes UEFA-s dhe FIFA-s ka nisur një fushatë ndaj njëra-tjetrës. UEFA e akuzon Infantinon për “keqpërdorim” dhe “çmim mashtrues jashtë tregut për përfitime personale”. 

Edhe FIFA ka reaguar duke dërguar dokumente në SHBA si kundërërgjigje ndaj akuzave të bëra. 

FIFA pretendon se argumenti i UEFA-s “vuan nga një defekt thelbësor” dhe “mangësitë ligjore”.