KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Το μέλλον του Σακίρι στη Βασιλεία είναι αβέβαιο

Σερντάν Σακίρι

E ardhmja e Xherdan Shaqirit te Baseli është e pasigurt, ka shkruar të mërkurën “20 Minuten”.

Gazeta e madhe zvicerane ka shkruar se rrugën e Albian Ajetit, Dominik Schmidit dhe Andrin Hunzikerit, mund ta ndjekë edhe Shaqiri.

“Me Schmid, Hunziker dhe tani Ajeti, tre figura kyçe që kontribuuan pozitivisht në imazhin e përgjithshëm të klubit janë larguar. Aktualisht, vetëm Xherdan Shaqiri e mban ende pishtarin. Megjithatë, kontrata e tij skadon në fund të sezonit - e ardhmja e tij mbetet e pasigurt. E ardhmja e sulmit të Baselit është gjithashtu e pasigurt”, shkruan “20 Minuten”.

Shaqiri ka luajtur si rezervist në tri ndeshjet e fundit. Por kapiteni nuk ka shfaqur pakënaqësi me rolin e zëvendësuesit.