Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, ka regjistruar dy asistime të premten në fitoren e Polissya Zhytomyrit.
Polissya në kuadër të xhiros së pestë të elitës së futbollit ukrainas e mposhti Kudrivkan në shtëpi me rezultatin e thellë 5:1.
Mesfushori me tipare defensive, Emërllahu, asistimin e parë e bëri te goli për 4:1 të cilin e realizoi Igor Krasnopir në minutën e 76-të.
Reprezentuesi i Kosovës asistimin e dytë e bëri në minutën e 87-të në golin që e shënoi Leandro Andrade.
Emërllahu në lojë u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë.
Bashkëlojtari i Emërllahut, Ilir Krasniqi, e kompletoi ndeshjen.
Për 23-vjeçarin ishin dy asistimet e para në edicionin 2026/27.