KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Αποτυγχάνει η μεταγραφή του Μπετίμ Φαζλίτζι στη Ζυρίχη

Μπετίμ Φαζλίτζι

Mbrojtësi i St. Gallenit, Betim Fazliji, nuk do t’i bashkohet Zurichut.

Fazliji nuk i ka kaluar me sukses testet mjekësore, ka bërë të ditur të martën presidenti i Zurichut, Ancillo Canape për “Blue Sport”.

Prandaj, Zurichu është tërhequr nga transferimi i mbrojtësit 27-vjeçar. 

"Negociatat ishin në një fazë të avancuar dhe në thelb kishim arritur një marrëveshje. Problemi ishte kontrolli mjekësor. Nuk është një problem i madh, por do të duhen disa javë derisa ai të jetë përsëri i aftë. Në situatën tonë aktuale, na duhet dikush që mund ta aktivizojmë menjëherë. Ai do të kishte qenë perfekt si udhëheqës. Fatkeqësisht, nuk mund ta përfundojmë këtë transferim", tha Canepa.

Fazliji, i cili ka 23 ndeshje për Kosovën, me St. Gallenin ka kontratë deri në vitin 2027.