KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Το ντέρμπι της 11ης αγωνιστικής στο ποδόσφαιρο διεξάγεται την Κυριακή

Μπάλα FFK

Xhiroja e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll hapet të premten me ndeshjen Gjilani – Llapi.

Ndeshja luhet në Gjilan nga ora 18:00.

Nga ora 18:00 të shutnën luhet edhe ndeshja në Skenderaj ndërmjet Drenicës dhe Malishevës. Të shtunën prej orës 14:00 luhet edhe dueli Vushtrria – Ballkani.

Ndërkohë, të dielën luhen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 11-të të elitës së futbollit kosovar. 

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës luhet në fushën me bari natyral në Hajvali.

Ndeshja tjetër është në Drenas ku Feronikeli 74 e pret Dukagjinin.

Ndeshjet të dielën luhen nga ora 13:00.

Malisheva e Prishtina kryesojnë me nga 23 pikë.

Gjilani, Drita, Dukagjini kanë nga 17 pikë.

Drenica është e shtata me 11 pikë, ndërsa Feronikeli 74 i teti me tetë pikë.

Në pozitën e parafundit është Llapi me katër pikë, ndërsa në vendin e fundit Vushtrria me tri pikë.