KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ντεμπούτο με νίκη στην Bundesliga, ο Ιμέρι πραγματοποιεί το όνειρό του

Κάστρα

Mesfushori 26-vjeçar, Kastriot Imeri, ka pritur disa javë për debutim në Bundesligë. Por Imeri solli fat për Union Berlinin.

Kjo skuadër të shtunën e shënoi fitoren e parë të edicionit në Bundesligë. Fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Elversbergut. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të elitës gjermane.

Imeri luajti deri në minutën e 58-të.

Ai u transferuar tek Union Berlini më 1 shtator nga Young Boysi zviceran. Gjithë karrierën e deritashme e ka zhvilluar në Zvicër. Për përfaqësuesen helvetike e ka një paraqitje.

“Kemi punuar shumë gjatë dy javëve të fundit dhe fitorja ishte shumë e rëndësishme për të gjithë në ekip dhe për klubin. Debutimi në Bundesligë ishte një ëndërr e realizuar për mua. Sigurisht, është edhe më mirë që ia dolëm të siguronim tri pikët”, ka thënë Imeri.