KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Τι γράφει η Γιουβέντους για την απόδοση της Ζέγκροβα;

Έντον Ζέγκροβα

Sipas Juventusit, futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka lënë përshtypje të mira me paraqitje ndaj Austrisë.

Ndeshja e Grupit B3 të Ligës së Kombeve përfundoi 1:1.

Zhegrova asistoi në golin e vetëm të Kosovës, të shënuar nga Fisnik Asllani, ndërsa pati edhe disa momente pozitive gjatë 81 minutave sa ishte në fushë.

“Edon Zhegrova bëri përshtypje për Kosovën kundër Austrisë. Ekipi ballkanik barazoi 1:1, me anësorin e ‘Biankonerëve’ që luajti një rol kyç në golin e Kosovës, duke dhënë një asistim të shkëlqyer për Asllanin pas një lëvizjeje të shkëlqyer në krahun e djathtë që shkaktoi probleme për mbrojtjen austriake. Rezultati e çon Kosovën në pesë pikë pas katër ndeshjeve”, shkruan Juventusi të hënën.

Zhegrova 27-vjeçar së fundmi shfaqi formë të mirë edhe te Juve.Shënoi dy gola ndaj Sassuolos dhe asistoi në ndeshjen ndaj Atalantas.