KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η Σίτι κερδίζει τον αγώνα με οκτώ γκολ διαφορά και παίρνει το προβάδισμα.

πόλη

Plot tetë gola janë shënuar në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Sunderlandit. Në fund festa ishte për Cityn që e fitoi 5:3 ndeshjen e xhiros së pestë të Premier Leagues, të luajtur të dielën.

Me fitore, skuadra e Manchester Cityt u shkëput në pozitën e parë në tabelë. I ka 15 pikë, tri më shumë se Arsenali. Kampioni në fuqi, Arsenali, të shtunën pësoi 3:0 nga Brightoni.

Enzo Fernandez e nisi serinë e golave në minutën e nëntë. Menjëherë në minutën e 12-të për 1:1 shënoi Brian Brobbey. Në fakt 24-vjeçari i Holandës, Brobbey, i realizoi të tre golat për Sunderlandin.

Ai realizoi edhe në minutën e 33-të për 2:2 dhe në minutën e 59-të për 4:3.

Rayan Cherki shënoi golin e dytë për Cityn, në minutën e 29-të. Antoine Semenyo shënoi golin e tretë dhe të katërt. Nuk mungoi as goli i të zakonshmit, Erling Haaland, që shënoi për 5:3 në minutën e 81-të.

City ka fituar pesë ndeshjet e deritashme. Sunderlandi e pësoi humbjen e tretë. E ka edhe një fitore dhe një barazim. Me katër pikë mban vendin e 14-të.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te Sunderlandi.