KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ποια είναι η πραγματική δύναμη της Ιρλανδίας;

Ιρλανδία

Debati për ndeshjet me Izraelin po dominon fillimin e kampanjës së Irlandës në edicinin e pestë të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Dhe kjo ka bërë që disi të mbetet në hije niveli i vërtetë i kësaj përfaqësueseje.

Irlanda, me të cilën Kosova përballet të enjten nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”, është në moment të mirë. 

Më 13 nëntor të vitit të kaluar fitoi 2:0 ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos në Dublin. Më pas fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Hungarisë, më 16 nëntor. 

Në kualifikimet e rregullta për Botëror përfundoi e dyta në grup. Portugalia e fitoi grupin me 13 pikë dhe u kualifikua në Botëror. Irlanda mblodhi 10 pikë, dhe la prapa Hungarinë e shumë yjeve dhe Armeninë.

Në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Botëror, irlandezët u mposhtën 4:3 në penallti, nga Çekia në Pragë. Në kohën e rregullt ndeshja përfundoi 2:2. Madje çekët e shënuan golin e barazimit në minutën e 86-të.

Më pas kundërshtarja e së enjtes e Kosovës, fitoi 5:0 ndaj Grenadës, 1:0 ndaj Katarit dhe së fundi, më 5 qershor, luajti 1:1 me Kanadanë.

Irlandezët kanë luajtur tri herë në Botëror, së fundi në vitin 2002. Në Evropian së fundi ishin në vitin 2016. Në Ligën e Kombeve vazhdimisht kanë luajtur në Ligën B.

Në short, Irlanda ishte në vazon e tretë dhe Kosova në vazon e katërt.

Irlanda vazhdimisht ka pasur lojtarë të njohur. Shumica prej tyre arrijnë kulmin duke luajtur në klubet e Premier Leagues.

Prej lojtarëve aktualë, Troy Parrott është thuajse më i njohuri. 24-vjeçari luan për Real Betisin në Spanjë. Për Irlandën i ka 37 paraqitje e 11 gola. Më 4 shtator e shënoi golin e fitores për Betisin ndaj Real Madridit. Realizoi më pas edhe ndaj Lille në Champions.

Në “transfermarkt.de”, vlera e përfaqësueses së Irlandës është 188,9 milionë euro. Ndërkohë vlera e lojtarëve aktualë të Kosovës është 143,6 milionë euro. 

Ndonëse pa shumë yje në përbërje, Irlanda pritet ta sfidojë seriozisht Kosovën të enjten mbrëma në fushën e stadiumit në Prishtinë.