KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η Σελίνα σκόραρε το πρώτο της γκολ στη Σαουδική Αραβία

Bersant Celina

Bersant Celina e ka realizuar golin e parë në edicionin 2026/27 në elitën e futbollit arab. 

Celina që paraqitet për skuadrën e Al-Ettifaqit realizoi gol në përballjen ndaj Al-Qadsiahit. 

Al-Ettifaqi të premten mbrëma barazoi 3:3 në udhëtim me skuadrën Al-Qadsiah në kuadër të xhiros së shtatë. 

Sulmuesi kosovar, Celina, e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 26-të. Ai e kompletoi ndeshjen. 

30-vjeçari Celina u transferua tek Al-Ettifaqi në muajin korrin si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me AIK-un suedez. 

Celina me Al-Ettifaqin nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2029.