KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ο Κάνα λέει ότι η εξύμνηση του εγκληματία πολέμου Μλάντιτς είναι θλιβερή

Λόρικ Κάνα

Legjenda shqiptare e futbollit Lorik Cana e ka quajtur trishtuese glorifikimin për kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq.

Cana në Instagram ka shkruar se “Serbia ende vazhdon të jetojë në të kaluarën e saj të trazuar”.

“Fotografia e kësaj vajze më trishton thellësisht, për një brez që duhet të japë shpresë dhe një perspektivë të një të ardhmeje të përbashkët dhe paqësore, me lidhje të sinqerta midis popujve tanë, në vitin 1992 ajo nuk kishte lindur ende, nuk e përjetoi atë luftë, por u edukua për të trashëguar urrejtjen, për të ngatërruar një kriminel përgjegjës për krimin më makabër kundër njerëzimit që nga Lufta e Dytë Botërore me një patriot dhe një dënim për gjenocid me një fyerje ndaj kombit! Të gjitha duhet t’i bëjnë detyrat e shtëpisë për brezat e ardhshëm, por Serbia nuk po mëson nga e kaluara dhe vazhdon të jetojë në të kaluarën e saj të trazuar dhe nuk shikon kah ndryshimi i politikës!!!” -  ka shkruar Cana në Instagram të hënën mbrëma.

Krimineli i luftës, Mlladiq, që ishte dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, vdiq në burgun e Hagës në moshën 84-vjeçare. Ai njihej si “Kasapi i Bosnjës”. 

Mlladiqi u dënua në qershor të vitit 2021 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje të popullsisë civile, shfarosje dhe vrasje, dëbim dhe akte çnjerëzore, terrorizim dhe sulme të paligjshme ndaj Sarajevës, si dhe marrjen peng të ushtarëve të OKB-së.