KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η Βραζιλία κέρδισε φιλικό εναντίον της Αυστραλίας

Βραζιλιάνικο

Përfaqësuesja e Brazilit e ka mposhtur Australinë në ndeshje miqësore me rezultatin 4:2. Ndeshja u zhvillua në qytetin Brisbane të Australisë.

Vanderson e kaloi në epërsi Brazilin në minutën e tretë. 

Australia i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 28-të me golin që e realizoi Alessandro Circati. 

Pesë minuta më pas, Connor Metcalfe, e shënoi golin e epërsisë 2:1 për vendësit. 

Raphinha i barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 45-të. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë. 

Brazili kaloi sërish në epërsi 3:2 në minutën e 69-të. Autor i golit ishte Bruno Guimaraes. 

Ndërsa për 4:2 realizoi Vinicius Junior në minutën e 80-të. Edhe sulmuesi i Real Madridit shënoi gol nga penalltia. 

Për Brazilin ishte miqësorja e dytë e zhvilluar. Të shtunën, Brazili e luan edhe në ndeshje tjetër miqësore ndaj Indisë.