KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η Μπισλίμι σκοράρει, η Λουγκάνο συνεχίζει την καλή της φόρμα

Λουγκάνο

Uran Bislimi ka kontribuar me një gol të dielën në derbin ndaj Baselit. 

Lugano ku paraqitet Bislimi ka vazhduar me formën e lartë në Superligën e Zvicrës.  Lugano në kuadër të xhiros së shtatë e mposhti Baselin në udhëtim me rezultatin 3:1. 

Mesfushori Bislimi realizoi për 2:1 në minutën e 61-të.  Për 26-vjeçarin ishe goli i parë i edicionit. 
Bislimi e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari në fushë. 

Ndërsa bashkëlojtari i tij, Albian Ajeti, në lojë u inkuadrua në minutën e 63-të.  Te Baseli nga fillimi i pjesës së dytë u paraqit sulmuesi Xherdan Shaqiri. 

Lugano ka gjashtë fitore, nga po aq ndeshje të luajtura. Është lider me 18 pikë. E ka edhe një ndeshje më pak të luajtur. 

Baseli e zë vendin e pestë me dhjetë pikë.