KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η Μπαρτσελόνα κατέληξε σε συμφωνία με τον σταρ της Ίντερ

μπαρ

Barcelona ka arritur marrëveshje me menaxherin e Lautaro Martinezit, Alejandro Camano, por klubi nga Katalunja ende nuk i ka dërguar ofertë Interit. 

Kështu të paktën ka njoftuar të premten mediumi “El Chiringuito”. 

Kapiteni i Interit pritet t’i bashkohet kampiones së La Ligas, pasi nuk u arrit marrëveshja për transferimin e bashkëkombësit të Lautaros, Julian Alvarez. 

Edhe disa mediume në Itali kanë njoftuar se nuk ka ende ofertë zyrtare për kapitenin e “nerazzurrëve”. 

Lautaro Martinez pati paraqitje të mira për aq sa luajti në Kupën e Botës me Argjentinën, që u mposht në finale nga Spanja, 1:0. 

Ai me Interin ka 175 gola e 56 asistime në 376 paraqitje. Interit iu bashkua në vitin 2018 për 25 milionë euro nga Racing Club.