Liverpooli e ka vazhduar me tjetër barazim edicionin në elitën angleze.
Të shtunën pasdite, në ndeshjen e xhiros së dytë përballë Nottingham Forestit e fitoi vetëm një pikë, pasi ndeshja në “Anfield” u mbyll 2:2.
Dan Ndoye shënoi për epërsinë e mysafirëve fillimisht në minutën e 24-t, me asistim të Morgan Gibbs-White.
Liverpooli u kthye në lojë me golin e sulmuesit Alexander Isak, që shënoi nga afërsia në minutën e 60-të.
Një penallti diskutabile 20 minuta para fundit, në gol e shndërroi Gibbs-White për 2:1 në të mirë të Nottinghamit.
Tetë minuta para fundit, për rezultatin përfundimtar realizoi Victor Munoz, transferimi i verës.
Liverpooli pas dy ndeshjeve ka dy pikë, një më shumë se Nottinghami që u mposht në ndeshjen e parë nga Leeds Unitedi.