Milot Avdyli dhe Veton Tusha do të luajnë në Ligën e Evropës pasi janë eliminuar në plejofin për inkuadrim në Ligën e Kampionëve me Celjen sllovene.
Celje pas vazhdimeve të mërkurën mbrëma u mposht në ndeshjen kthyese 2:1 nga Slovan Bratislava e Sllovakisë. Ndeshja e parë përfundoi 1:1, ndërsa Avdyli kishte realizuar supergol.
Dyshja nga Kosova do të luajë në Ligën e Evropës.
Andrazh Shporar shënoi për mysafirët në minutën e 18-të, kurse Svit Seshlar i barazoi shifrat në minutën e 34-t.
Në minutën e 100-të, Cristian Martinez ia siguroi fitoren Slovan Bratislavas.
Avdyli e kompletoi ndeshjen kurse Tusha mbeti në bankën rezervë.