Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka dhënë kontribut në fitoren 3:0 të Hoffenheimit ndaj Bayer Leverkusenit.
Asllani fitoi penallti në minutën e 79-të, të cilën në gol e shndërroi Andrej Kramariq.
Golin e dytë për Hoffenheimin e shënoi Alexander Prass, që u përjashtua me karton të kuq dy minuta më vonë.
Austriaku shënoi me asistim të Kramariqit për 2:0 në minutën e 89-të. Gjashtë minuta më vonë Max Moerstedt realizoi gol për rezultatin përfundimtar, 3:0.
Ndeshja ndërmjet Hoffenheimit dhe Leverkusenit u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së shtatë të Bundesligës gjermane.
Asllani luajti deri në minutën e 84-t, ndërsa Leon Avdullahu kompletoi takimin.
Ishte fitorja e tretë rresht e Hoffenheimit.
Fitoi në Ligën e Evropës ndaj Lyonit 3:0, ndërsa në xhiron e kaluar në Bundesligë e mposhti 2:1 Borussia Monchengladbachun.