Fisnik Asllani nuk është aktivizuar fare te Hoffenheimi të dielën, në barazimin 2:2 në miqësoren me Tottenhamin në Londër.
Hoffenheimi udhëtoi me skuadër të plotë në Angli, por nuk u përdorën gjithë lojtarët. Përveç Asllanit që mbeti në bankën rezervë, nuk luajtën as Andrej Kramariq dhe Koki Machida.
Asllani mungoi gjatë përgatitjeve parasezonale për një periudhë, për arsye të tjera. Sulmuesi i Kosovës nuk luajti as në disa miqësore pasi ishte planifikuar transferimi te Leipzigu. 24-vjeçari tani është duke e kërkuar formën e dëshiruar fizike, për t’u kthyer gradualisht në skuadër. Ai ishte afër që t’i bashkohej Leipzigut në këtë verë për 27 milionë euro, por transferimi dështoi për shkak të “shqetësimeve fizike”, ka shkruar “Kicker” të dielën.
Albian Hajdari dhe Leon Avdullauh ishin titullar, ndërsa u zëvendësuan pas pjesës së parë. Adam Hlozek dhe Valentin Gendrey shënuan për Hoffenheimin, kurse për Tottenhamin realizuan Ben Davies dhe Luca Williams-Barnett.
-
Η Ασλάνι σκοράρει μετά από πολύ καιρό
-
Το ντέρμπι του Τορίνο έληξε χωρίς νικητή, η Ζεγκρόβα μπαίνει στο δεύτερο ημίχρονο
-
Η επιστροφή του Asllan στο "Alte Forsterei" μετά από πέντε χρόνια
-
Ο θρύλος των «κιτρινόμαυρων»: Ο Ασλάνι θα ήταν μια καλή επιλογή για την Ντόρτμουντ
-
Νέα προσφορά της Γιουβέντους για τον Εμιλιάνο Μαρτίνεθ