Arsenali ka nisur të tjera bisedime për qendërmbrojtësin e Aston Villas, Ezri Konsa, shkruan “BBC” të enjten.
Mësohet se “topçinjtë” do ta përmirësojnë ofertën për të dhe pritet t’i ofrojnë Villas afro 35 milionë euro. Por, fituesja e edicionit të kaluar të Ligës së Evropës kërkon mbi 70 milionë euro.
28-vjeçari ende është në pushim pas Kupës së Botës, ndërsa për Mikel Artetan është futbollisti i preferuar.
Arsenali në këtë verë e ka transferuar Bruno Guimaraesin nga Newcastle.
Konsa i luajti 48 ndeshje në edicionin e kaluar për Aston Villan.