Arsenal – Chelsea është derbi i xhiros së tretë në Premier League. Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 17:30.
“Topçintë” kanë dy fitore. Në ndeshjen hapëse e mposhtën Coventryn me rezultatin bindës, 3:0.
Ndërsa në xhiron e dytë fituan ndaj Aston Villas me rezultatin 1:0.
Edhe Chelsea nuk ka gabuar, duke i fituar dy ndeshjet e para. E mposhti Fulhamin dhe Brightonin nën drejtimin e trajnerit të ri, Xabi Alonso.
Arsenali është kampion në fuqi i Anglisë.
Arsenali ka humbur vetëm një nga 29 derbit e fundit të Londrës në Premier League. Ka 22 fitore dhe gjashtë barazime.
Chelsea ka humbur katër ndeshjet e fundit si mysafir ndaj Arsenalit në elitën angleze.
Në 21 edicionet e fundit, Arsenali vetëm një herë e ka nisur edicionin me tri fitore radhazi - në atë 2022/23.
Ezri Konsa dhe Bruno Guimaraes mund të debutojnë për Arsenalin.
Chelseat pritet t’i mungojë mesfushori kryesor, Moises Caicedo, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Brightonit. Jordan Henderson mund të debutojë te Chelsea.
Të shtunën janë ndeshjet Newcastle United – Bournemouth, Brentford – Sunderland, Brighton – Leeds, Fulham – Crystal Palace, Manchester City – Coventry, Nottingham Forest – Tottenham dhe Hull City – Aston Villa.
Të dielën do të zhvillohet edhe ndeshja Everton – Manchetser United, që fillon në ora 15:00.