KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η Αγγλία «καταστρέφει» την Κροατία, κερδίζοντας με 7-0

Κροατία

Përfaqësuesja e Anglisë të shtunën mbrëma ka fituar thellë 7:0 ndaj Kroacisë në ndeshjen e tretë të Grupit A3 të Ligës së Kombeve.

“Tre Luanët” katër gola i shënuar në pjesën e parë, kurse tre në pjesën e dytë. 
Harry Kane e hapi serinë e golave në minutën e tetë.

Për 2:0 realizoi Jude Bellingham në minutën e 21-të. Golin e tretë e realizoi Anthony Gordon në minutën e 39-të.

Gjashtë minuta më pas, Bukayo Saka, realizoi për 4:0.

Kane e shënoi golin e pestë në minutën e 53-të. Golin e gjashtë e realizoi Saka në minutën e 68-të.

Golin e fundit e realizoi Morgan Rogers në minutën e 87-të.

Anglia ka gjashtë pikë në pozitën e dytë. Gjashtë pikë ka edhe Spanja në vendin e parë.

Kroacia mbetet në pozitën e tretë me tri pikë.