Sulmuesi Andi Zeqiri, është larguar nga klubi i tij polak, Widzew Lodz, dhe është kthyer te Standard Liege në Belgjikë, ku 27-vjeçari luajti me sukses në sezonin 2024/25.
Sulmuesi i bashkohet klubit belg në formë huazimi me të drejtë blerjeje.
“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer te Standardi. Kisha një lidhje të shkëlqyer me klubin dhe tifozët e tij, por për fat të keq, nuk munda të qëndroja. Megjithatë, ndjeva se kjo histori mund të mos kishte mbaruar plotësisht. Tani jam rikthyer dhe do të bëj çmos që të rikthehem shpejt”, ka thënë Zeqiri për faqen e klubit belg.