---
description: Me uljen e temperaturave ka filluar që të rritet konsumi i energjisë e bashkë me të edhe çmimet e rrymës që po importohet. Një megavat për orë e energjisë të ma
title: Rritja e çmimit të rrymës ua rrezikon funksionimin dhe tregun kompanive prodhuese e shërbyese
image: https://resources.koha.net/images/2024/January/09/rryma16802790851704819942.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Ekonomi

# Rritja e çmimit të rrymës ua rrezikon funksionimin dhe tregun kompanive prodhuese e shërbyese

- Nga: [Sanie Jusufi](https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles) [![Sanie Jusufi](https://resources.koha.net/author/2018/December/11/Sanije_21544542253.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles)
- 2 tetor 2025 19:21
- Shpërndaje në:

- Nga: [Sanie Jusufi](https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles) [![Sanie Jusufi](https://resources.koha.net/author/2018/December/11/Sanije_21544542253.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles)
- 2 tetor 2025 19:21
- Shpërndaje në:

## Përfaqësues të bizneseve kanë thënë se shumë kompani prodhuese dhe start-up që kanë dalë në treg të lirë të energjisë dhe që i shesin produktet e tyre jashtë vendit rrezikojnë të mos e përballojnë koston e energjisë dhe të humbin tregjet

Me uljen e temperaturave ka filluar që të rritet konsumi i energjisë e bashkë me të edhe çmimet e rrymës që po importohet. Një megavat për orë e energjisë të martën është importuar me çmim mesatar prej 370 eurosh.

Kushtrim Ahmeti, drejtor i Dhomës së Tregtisë, ka thënë se rritja e çmimeve e rrezikon funksionimin e bizneseve të dala në treg të hapur të energjisë, e sidomos kompanitë prodhuese.

“Rreziku është se si do të qëndrojnë deri në fundvit dhe rreziku tjetër është se ato rrezikojnë ta humbin edhe tregun për shkak se ato nuk do të mund të rrisin çmimin se janë të pafavorshme në tregjet botërore”, ka theksuar ai.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave (ASK), prodhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ka rënë për 57 për qind në periudhën prill-korrik të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me atë të vitit të kaluar, ka pasur rritje të importit të energjisë për 46 për qind.

Eksperti i energjisë, Adhurim Haxhimusa, ka thënë se me rënien e temperaturave rritet kërkesa për ngrohje dhe kjo reflektohet drejtpërsëdrejti në rritje të çmimeve të rrymës në tregjet evropiane.

“Meqenëse bizneset e mëdha janë pjesë e tregut të hapur nga 1 qershori i këtij viti dhe furnitorët e përdorin energjinë elektrike nga shtetet e bashkimit evropian, atëherë kjo rritje e çmimeve në Bashkimin Evropian si rezultat i rënies së temperaturave reflekton drejtpërsëdrejti edhe në rritjen e kostos së furnizimit të këtyre ndërmarrjeve”, ka theksuar Haxhimusa.

E, drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se koston e inflacionit e paguan qytetari.

[Edhe ![Bizneset ankohen për ndërprerjet e energjisë](https://resources.koha.net/images/2025/March/25/0e2b0d7e-34f7-4d55-b80a-067b0b916db4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 dhj 2025 Bizneset ankohen për ndërprerjet e energjisë](https://www.koha.net/arberi/bizneset-ankohen-per-nderprerjet-e-energjise)

“Fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite çmimet janë duke u rritur në mënyrë të heshtur, jo në mënyrë të hapur. Tash e kemi liberalizimin, plus është paralajmërimi i ri i ZRRE-së që prapë ka mundësi që të rritet sërish çmimi”, ka thënë Ahmeti.

Çmimet e konsumit kanë shënuar rritje gjatë këtij viti. Nga 1.5 sa ka qenë shkalla e inflacionit në fillim të vitit, deri në gusht ajo ka arritur në 4.5 për qind.

Sipas njohësve të ekonomisë, në këtë ka ndikuar fillimisht rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët me tarifa të rregulluara e më pas edhe dalja në treg të lirë e bizneseve me mbi 10 milionë euro qarkullim ose me më shumë se 50 punonjës.

[#rryma](https://www.koha.net/tag/rryma) [#shtrenjtimi](https://www.koha.net/tag/shtrenjtimi) [#kompanite vendore](https://www.koha.net/tag/kompanite-vendore) [#ekonomia](https://www.koha.net/tag/ekonomia) [#kriza ekonomike](https://www.koha.net/tag/kriza-ekonomike)

Artikuj të ngjashëm

- [![Rritja e importit dhe rënia e prodhimit rrisin frikën për shtrenjtimin e energjisë elektrike](https://resources.koha.net/images/2024/December/29/ec91832d-3ba8-474c-95ab-26d46ff64c85.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 dhj 2025 Rritja e importit dhe rënia e prodhimit rrisin frikën për shtrenjtimin e energjisë elektrike](https://www.koha.net/arberi/rritja-e-importit-dhe-renia-e-prodhimit-rrisin-friken-per-shtrenjtimin-e-energjise-elektrike)
- [![Paralajmërohet tjetër shtrenjtim i rrymës](https://resources.koha.net/images/2025/December/13/4f994776-60f2-4316-ab48-8bb9d7f7807e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 dhj 2025 Paralajmërohet tjetër shtrenjtim i rrymës](https://www.koha.net/arberi/paralajmerohet-tjeter-shtrenjtim-i-rrymes)
- [![Tregu i lirë i energjisë - bizneset paralajmërojnë valë të re të shtrenjtimeve](https://resources.koha.net/images/2025/April/10/295d1624-2803-4d83-a612-5c8d5aa15830.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Ekonomi 29 gus 2025 Tregu i lirë i energjisë - bizneset paralajmërojnë valë të re të shtrenjtimeve](https://www.koha.net/ekonomi/tregu-i-lire-i-energjise-bizneset-paralajmerojne-vale-te-re-te-shtrenjtimeve)
- [![Dhoma e Tregtisë: Rritja e çmimit të energjisë po i shfaq pasojat e para negative](https://resources.koha.net/images/2025/August/27/82f28730-86fb-48bd-9ec3-97645a72733d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 gus 2025 Dhoma e Tregtisë: Rritja e çmimit të energjisë po i shfaq pasojat e para negative](https://www.koha.net/arberi/dhoma-e-tregtise-rritja-e-cmimit-te-energjise-po-i-shfaq-pasojat-e-para-negative)

[Futboll.]() [Vdiq Xhevat Prekazi](https://www.koha.net/futboll/vdiq-xhevat-prekazi)

[Basketboll.]() [Tjetër fitore bindëse e Trepçës](https://www.koha.net/basketboll/tjeter-fitore-bindese-e-trepces)

[Arbëri.]() [Rexhep Rexhepi fiton “Oscarin" e prodhuesve të orëve](https://www.koha.net/arberi/rexhep-rexhepi-fiton-oscarin-e-prodhuesve-te-oreve)

[Shtojca për Kulturë.]() [Epika si strukturë vizuale dhe semantike në veprën piktorike të Gani Sadikut](https://www.koha.net/shtojca-kulture/epika-si-strukture-vizuale-dhe-semantike-ne-vepren-piktorike-te-gani-sadikut)

[Futboll.]() [Enis Rexhepi në Prishtinë: Për Kosovën vendosa me zemër](https://www.koha.net/futboll/enis-rexhepi-ne-prishtine-per-kosoven-vendosa-me-zemer)

[Arbëri.]() [Ramajli për 2 Korrikun: Kuvendin e Kosovës e kishin rrethuar policë të armatosur, na i morën kompetencat](https://www.koha.net/arberi/ramajli-per-2-korrikun-kuvendin-e-kosoves-e-kishin-rrethuar-police-te-armatosur-na-i-moren-kompetencat)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Rritja e çmimit të rrymës ua rrezikon funksionimin dhe tregun kompanive prodhuese e shërbyese","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/ekonomi/rritja-e-cmimit-te-rrymes-ua-rrezikon-funksionimin-dhe-tregun-kompanive-prodhuese-e-sherbyese","datePublished":"2025-10-02T19:21:17+02:00","dateModified":"2026-07-11T10:45:06+02:00","articleSection":"Ekonomi","wordCount":441,"author":[{"@type":"Person","name":"Sanie Jusufi","url":"https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Me uljen e temperaturave ka filluar që të rritet konsumi i energjisë e bashkë me të edhe çmimet e rrymës që po importohet. Një megavat për orë e energjisë të ma","url":"https://www.koha.net/ekonomi/rritja-e-cmimit-te-rrymes-ua-rrezikon-funksionimin-dhe-tregun-kompanive-prodhuese-e-sherbyese","keywords":"rryma, shtrenjtimi, kompanite vendore, ekonomia, kriza ekonomike","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/January/09/rryma16802790851704819942.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
