---
description: Zvicra dhe Italia kanë ridefinuar një pjesë të kufirit të tyre në Alpe për shkak të shkrirjes së akullnajave, të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.Një pjesë e
title: Zvicra dhe Italia ridefinojnë kufijtë
image: https://resources.koha.net/images/2024/September/30/81b10c8e-9f04-466d-b4d0-1805e0c98dd2.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Zvicra dhe Italia ridefinojnë kufijtë

![Alpet](https://resources.koha.net/images/2024/September/30/81b10c8e-9f04-466d-b4d0-1805e0c98dd2.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 30 shtator 2024 13:35
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 30 shtator 2024 13:35
- Shpërndaje në:

Zvicra dhe Italia kanë ridefinuar një pjesë të kufirit të tyre në Alpe për shkak të shkrirjes së akullnajave, të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Një pjesë e zonës së prekur do të jetë nën Matterhorn, një nga malet më të larta të Evropës, dhe afër një numri vendpushimesh të njohura të skive, raporton BBC.

Seksione të mëdha të kufirit zvicerano-italian përcaktohen nga zona me borë të përhershme, por shkrirja e akullnajave ka bërë që këta kufij natyrorë të zhvendosen, duke nxitur përpjekjen e të dy vendeve për të korrigjuar kufirin.

Zvicra miratoi zyrtarisht marrëveshjen për ndryshimin të premten, por Italia ende nuk e ka bërë të njëjtën gjë. Kjo pason një projekt-marrëveshje nga një komision i përbashkët zvicerano-italian në maj të vitit 2023.

Statistikat e publikuara shtatorin e kaluar treguan se akullnajat e Zvicrës humbën 4% të vëllimit të tyre në vitin 2023, humbja e dytë më e madhe ndonjëherë pas shkrirjes rekorde të vitit 2022 prej 6%.

Të premten, Zvicra ka bërë të ditur se kufijtë e ripërcaktuar ishin hartuar në përputhje me interesat ekonomike të të dyja palëve.

[Edhe ![Franca lidh rritjen e mbytjeve në vend me valët e të nxehtit](https://resources.koha.net/images/2026/August/23/75dc8057-3d4a-40ca-b781-ca21a6ea67b5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 23 gus 2026 Franca lidh rritjen e mbytjeve në vend me valët e të nxehtit](https://www.koha.net/bote/franca-lidh-rritjen-e-mbytjeve-ne-vend-me-valet-e-te-nxehtit)

Mendohet se qartësimi i kufijve do t'i ndihmojë të dy vendet të përcaktojnë se cili është përgjegjës për mirëmbajtjen e zonave specifike natyrore.

Kufijtë zvicerano-italian do të ndryshohen në rajonin e Plateau Rosa, strehën Carrel dhe Gobba di Rollin - të gjitha janë afër Matterhorn dhe vendpushimeve të njohura të skive duke përfshirë Zermatt.

LEXO EDHE:

[#Zvicra](https://www.koha.net/tag/zvicra) [#Italia](https://www.koha.net/tag/italia) [#kufiri](https://www.koha.net/tag/kufiri) [#alpet](https://www.koha.net/tag/alpet) [#demarkimi i kufirit](https://www.koha.net/tag/demarkimi-i-kufirit)

Artikuj të ngjashëm

- [![Zvicra po shqyrton përdorimin e borës artificiale për t’i luftuar zjarret](https://resources.koha.net/images/2026/August/16/1d1c34be-ac77-4126-a54b-2d90624e47e1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 16 gus 2026 Zvicra po shqyrton përdorimin e borës artificiale për t’i luftuar zjarret](https://www.koha.net/bote/zvicra-po-shqyrton-perdorimin-e-bores-artificiale-per-ti-luftuar-zjarret)
- [![Zvicra zemëron Italinë, kërkon mbulimin e kostos së trajtimit të viktimave nga zjarri në Crans-Montana](https://resources.koha.net/images/2026/January/04/e9a2ad2e-101d-49e5-a02b-8f188af0a02b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 26 pri 2026 Zvicra zemëron Italinë, kërkon mbulimin e kostos së trajtimit të viktimave nga zjarri në Crans-Montana](https://www.koha.net/bote/zvicra-zemeron-italine-kerkon-mbulimin-e-kostos-se-trajtimit-te-viktimave-nga-zjarri-ne-crans-montana)
- [![Zvicra mbulohet nga bora](https://resources.koha.net/images/2025/September/27/2d6c1b70-bece-4491-ab21-7331d4069f07.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 27 sht 2025 Zvicra mbulohet nga bora](https://www.koha.net/bote/zvicra-mbulohet-nga-bora)
- [![Italia kufizon punën në ambient të jashtëm, ndërsa vala e të nxehtit po thyen rekorde](https://resources.koha.net/images/2025/July/01/132d2f49-46d7-44fa-97ec-ed297ac97389.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 1 kor 2025 Italia kufizon punën në ambient të jashtëm, ndërsa vala e të nxehtit po thyen rekorde](https://www.koha.net/bote/italia-kufizon-punen-ne-ambient-te-jashtem-ndersa-vala-e-te-nxehtit-po-thyen-rekorde)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Portugalia mposht Norvegjinë, Ronaldo nuk luan](https://www.koha.net/futboll/portugalia-mposht-norvegjine-ronaldo-nuk-luan)

[Showbiz.]() [Dua Lipa nga vendlindja: Patëm dasmë të madhe shqiptare, po na rritet rrethi](https://www.koha.net/showbiz/dua-lipa-nga-vendlindja-patem-dasme-te-madhe-shqiptare-po-na-rritet-rrethi)

[Futboll.]() [Kloppi pëson humbjen e parë me Gjermaninë](https://www.koha.net/futboll/shokohet-gjermania)

[Sporte të tjera.]() [Dramë në Ferizaj, Kastrioti e fiton Superkupën për herë të parë](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/drame-ne-ferizaj-kastrioti-e-fiton-superkupen-per-here-te-pare)

[Arbëri.]() [Nata e 12-të e protestës “Jo në emrin tim”, në Gjakovë protestës iu bashkua Nënë Ferdonija](https://www.koha.net/arberi/nata-e-12-te-e-protestes-jo-ne-emrin-tim)

[Basketboll.]() [Bora ia shkakton Yllit humbjen e dytë](https://www.koha.net/basketboll/bora-ia-shkakton-yllit-humbjen-e-dyte)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Zvicra dhe Italia ridefinojnë kufijtë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/zvicra-dhe-italia-ridefinojne-kufijte","datePublished":"2024-09-30T13:35:59+02:00","dateModified":"2026-07-11T00:45:05+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":268,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Zvicra dhe Italia kanë ridefinuar një pjesë të kufirit të tyre në Alpe për shkak të shkrirjes së akullnajave, të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.Një pjesë e","url":"https://www.koha.net/bote/zvicra-dhe-italia-ridefinojne-kufijte","keywords":"Zvicra, Italia, kufiri, alpet, demarkimi i kufirit","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/September/30/81b10c8e-9f04-466d-b4d0-1805e0c98dd2.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
