KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Ο Ζελένσκι εξέφρασε την ετοιμότητά του για διαπραγματεύσεις και ζήτησε τριμερείς συνομιλίες

Zelensky

Φωτογραφία: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se është gati për negociata pas bisedimeve me të dërguarin special të SHBA-së Steve Witkoff, raporton “BBC”.

Dyshja u takua në Oslo mes përkeqësimit të marrëdhënieve midis udhëheqësit ukrainas dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Zelensky tha se Witkoff do të shkojë nesër në Rusi dhe se ai dëshiron që SHBA-të të paraqesin idetë që u diskutuan gjatë takimit për një zgjidhje të mundshme paqeje.

Presidenti ukrainas shtoi se njëra nga idetë është një takimi midis tre udhëheqësve, por shtoi se pret të shihet se çfarë ka për të thënë presidenti rus Vladimir Putin.

Presidenti finlandez Alexander Stubb dhe kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre ishin përkrah Zelensky në konferencën për shtyp.

Presidenti finlandezë u shpreh se bisedimet e sotme bënë përparim të vërtetë dhe se ato gjetën disa elementë paqeje.

Zelensky u shpreh mirënjohës ndaj SHBA-së për rikthimin e inteligjencës për paralajmërimin e sulmeve ruse. Ai shtoi se sistemet e paralajmërimit të hershëm janë të rëndësishme për popullin ukrainas.

SHBA-të më parë kanë mohuar kufizimin e ndarjes së inteligjencës. Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio i quajti akuzat se ukrainasit po vdisnin sepse SHBA-të po i mbanin të fshehta inteligjencën Kievit si skandaloze.