KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Ο Σι κατευθύνεται στις ΗΠΑ με την πεποίθηση ότι το μέλλον ανήκει στην Κίνα

Ξι Τζινπίνγκ και Ντόναλντ Τραμπ

Φωτογραφία: Associated Press

Kur lideri, kinez Xi Jinping, të vizitojë Washingtonin këtë javë, ai do të ulet përballë presidentit, Donald Trump, në një pozicion krejtësisht të ndryshëm nga hera e fundit kur të dy u takuan ballë për ballë në Shtetet e Bashkuara, gati një dekadë më parë.

Në samitin e vitit 2017, në resortin Mar-a-Lago të Trumpit, Kina ishte prapa Shteteve të Bashkuara në disa fronte dhe e cenueshme ndaj përplasjeve teknologjike dhe tregtare që Trumpi do të niste ndaj saj gjatë vitit pasues.

Tani, Xi mbërrin në krye të një vendi që ka ndryshuar rrënjësisht.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë është shndërruar në një fuqi të rëndësishme teknologjike. Talenti vendas në teknologji po i afron gjithnjë e më shumë modelet kineze të inteligjencës artificiale me kufijtë e zhvillimit në Silicon Valley. Kompanitë hapësinore me bazë në Pekin po lëshojnë dhe po ulen me raketa të ripërdorshme, me synimin për të konkurruar me kompaninë lider globale SpaceX.

Kompani nga sektorët e energjisë, inteligjencës artificiale, robotikës dhe çipave të memories kanë shënuar hyrje spektakolare në bursë gjatë vitit të fundit.

Gjiganti kinez i prodhimit regjistroi një suficit tregtar global prej 1.2 trilion dollarësh vitin e kaluar, pjesërisht falë rritjes së kërkesës për automjetet elektrike, panelet diellore dhe çipat e prodhuar në Kinë. Kontrolli i saj mbi zinxhirët e furnizimit për disa eksporte, veçanërisht minerat e rralla, i ka dhënë Pekinit një ndikim të veçantë ndaj Washingtonit dhe luftës tregtare të Trumpit nën moton “Amerika e Para”.

Dhe në një moment kur SHBA-ja po përkeqëson marrëdhëniet me aleatët dhe ende nuk ka gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftës ndaj Iranit, e cila po destabilizon ekonominë globale, Xi po përpiqet të forcojë imazhin e Kinës si një lider global i përgjegjshëm dhe i besueshëm.

Në qarqet politike në Pekin ekziston një konsensus: kanë kaluar ditët kur SHBA-ja mund t’i bënte Kinës kërkesa të njëanshme.

“Kina është shumë më e sigurt në vetvete se nëntë vjet më parë dhe, ajo që është edhe më e rëndësishme, është se sot Kina ka gjetur një mënyrë efektive për ta mbajtur SHBA-në nën kontroll”, tha Wu Xinbo, dekan i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin Fudan të Shangait, i cili këshillon qeverinë për politikën e jashtme.

“Uashingtoni duhet ta trajtojë Pekinin me më shumë barazi, respekt, dhe kjo marrëdhënie duhet të jetë gjithnjë e më reciproke”, shtoi.

Kjo nuk do të thotë se rreziku është i ulët për Xi-n, ndërsa ai mbërrin në Uashington për një qëndrim që pritet të zgjasë tre ditë.

Lideri kinez po mbështetet te transformimi i Kinës në një fuqi të teknologjisë së lartë për t’i dhënë shtysë një ekonomie që po ngadalësohet. Ruajtja e “stabilitetit strategjik konstruktiv”, një objektiv për të cilin të dyja palët kanë rënë dakord gjatë një takimi në Pekin në maj, mund të ndihmojë që tensionet ose konflikti me SHBA-në të mos bëhen pengesë.

Por, i mbështetur nga ndikimi në rritje i Kinës në botë dhe në teknologji, Xi do t’i paraqesë gjithashtu SHBA-së një realitet të ri: ndërsa Pekini dëshiron një marrëdhënie të qëndrueshme me SHBA-në, ngritja e tij nuk varet prej saj.

Në një editorial të ashpër në gazetën zyrtare të Partisë Komuniste, “People’s Daily”, të mërkurën, i cili ilustron këtë vetëbesim, ambasadori i Kinës në SHBA paralajmëroi se Tajvani dhe të drejtat e njeriut janë “vija të kuqe” për Pekinin që nuk mund të shkelen.

“Sovraniteti, siguria dhe interesat e zhvillimit të Kinës nuk duhet të cenohen. Katër vijat e kuqe që lidhen me çështjen e Tajvanit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, sistemin politik dhe rrugën e zhvillimit të Kinës, si dhe të drejtën e saj për zhvillim, nuk duhet të sfidohen”, shkroi Xie Feng.

Shtet i vetë-mjaftueshëm

Për Xi-n, një burim kyç i këtij vetëbesimi ka qenë aftësia e Kinës për të diversifikuar tregtinë larg tregut amerikan dhe për të ndërtuar vetë-mjaftueshmërinë e saj teknologjike, dy objektiva që u forcuan nga presionet ndaj Kinës gjatë administratës së parë të Trumpit.

Pekini ka kanalizuar financime të mëdha dhe vullnet politik drejt zhvillimit të teknologjive të veta në sektorë të avancuar, si robotika, inteligjenca artificiale, bioteknologjia, hapësira, energjia e re dhe çipat, si dhe drejt zbatimit të këtyre teknologjive në industri.

Megjithatë, frytet e këtij zhvillimi nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë. Papunësia e të rinjve arriti një nivel të lartë muajin e kaluar. Qindra miliona punëtorë varen nga ekonomia e punëve të përkohshme, si shpërndarja e ushqimeve ose drejtimi i automjeteve për shërbimet e transportit me aplikacione, si punësim kryesor. Konsumi mbetet i dobët, qeveritë lokale po përballen me vështirësi për shkak të borxheve dhe kriza e madhe e sektorit të pasurive të paluajtshme vazhdon.

Njerëzit nga të gjitha shtresat e shoqërisë në Kinë do t’ju thonë lehtësisht se ekonomia thjesht nuk po ecën aq mirë sa dikur. Por, krahas kësaj, shpesh ekziston edhe një ndjenjë krenarie që vendi ka arritur të ngrihet si fuqi teknologjike, edhe përballë kufizimeve të vendosura nga SHBA-ja. 

Mjafton të shohim rastin e Huaëei, gjigantit kinez të teknologjisë, i cili u fut në listën e zezë nga administrata e parë e Trumpit. Ditët e fundit, videoblogerë kinezë të teknologjisë kanë publikuar me kënaqësi video për lansimin shumë të reklamuar nga Apple të telefonit të saj të parë të palosshëm.

Ata vënë në dukje se modeli i parë i palosshëm i Huawei-t doli në treg shtatë vjet më parë.

Vetëm pak ditë para vizitës së Xi-së në SHBA, Huawei njoftoi gjithashtu se gjenerata e ardhshme e çipave të saj të inteligjencës artificiale “Ascend” do të lansohet vitin e ardhshëm, përpara afatit të planifikuar, duke sinjalizuar përparim në atë që ka qenë një pengesë kryesore për Kinën në zhvillimin e inteligjencës artificiale.

“Ne nuk mund ta pranojmë një fat ku nuk jemi në gjendje ta kontrollojmë të ardhmen tonë dhe ku ajo përcaktohet nga të tjerët, në varësi të faktit nëse duan apo jo t’i shesin çipa Kinës”, tha në fillim të këtij muaji Eric Xu, kryetar i radhës i Huawei-t.

Ndërsa publiku amerikan është kryesisht pesimist për zhvillimin e inteligjencës artificiale, njerëzit në Kinë janë më të përqendruar te mënyra se si ajo mund të ndikojë në jetën e tyre të përditshme. Humbja e vendeve të punës është një shqetësim, por ekziston edhe ndjenja se ka një mundësi që duhet shfrytëzuar, dhe se Partia Komuniste në pushtet, me kontrollin e saj të fortë mbi shoqërinë, nuk do të lejojë që teknologjia të dalë jashtë kontrollit.

“Në pozita të barabarta”

Xi po shkon në SHBA në një kohë kur ka shpërthyer një debat i madh rreth rreziqeve të inteligjencës artificiale, përfshirë ato që lidhen me modelet kineze. Trumpi ka thënë se vendi nuk mund ta ngadalësojë zhvillimin për arsye sigurie, sepse duhet të përqendrohet në mposhtjen e Kinës.

Kjo e vë në qendër të vëmendjen një objektiv kyç të XI-së dhe delegacionit të tij: ta bindë SHBA-në të mos vendosë kufizime të tjera teknologjike që mund të kufizojnë më tej qasjen e kompanive kineze të teknologjisë ose tregjeve amerikane. 

Kina dëshiron të shohë “më shumë parashikueshmëri në marrëdhëniet ekonomike dhe teknologjike” dhe një “angazhim më të fortë politik për të parandaluar që çështjet e ndjeshme, veçanrësisht Tajvani dhe kufizimet teknologjike, të destabilizojnë marrëdhënien në tërësi”, sipas Sun Chenghao, studiues i lartë në Qendrën për Siguri dhe Strategji Ndërkombëtare të Universitetit Tsinghua në Pekin.

Por pikërisht këtu hyn edhe ndryshimi i ekuilibrit të fuqisë mes Kinës dhe SHBA-së.

Të dyja palët e dinë se kufizimet e reja, nëse Pekini i konsideron ato tepër agresive, mund të rikthejë konfliktin që vitin e kaluar i çoi ekonomitë e tyre në prag të shkëputjes së plotë.

Armëpushimi që i dha fund asaj faze të luftës së tyre tregtare u arrit vetëm pasi Pekini kërcënoi me një zgjerim masiv të kontrolleve të eksporteve të mineraleve të rralla me rëndësi strategjike, në përgjigje të një mase amerikane që do të zgjeronte ndjeshëm numrin e kompanive kineze të vendosura në listën e zezë.

Ky armëpushim pritet të zgjatet këtë javë, dhe të dyja palët do të jenë të kujdesshme që të mos e shtyjnë tjetrën shumë larg, në një situatë ku “askush nuk fiton, sepse të dyja janë në pozita të barabarta”, sipas Kurt Tong, partner menaxhues në kompaninë këshilluese The Asia Group.

“Në sferën ekonomike, nuk ka vërtet një palë superiore...sepse të dyja palët kanë një ndikim të ngjashëm. Të dyja po tërhiqen nga veprimet që do t’u kushtonin shumë për t’i zbatuar”, tha Tong, i cili më parë ka shërbyer si konsull i përgjithshëm i SHBA-së në Hong Kong.

Tani, Trumpi “e sheh Xi Jinpingun si një homolog, dhe jo si dikë që duhet ta nënshtrojë”, tha ai.

Bota e Xi-së

Kina tani shihet më pozitivisht se SHBA-ja në shumicën e 36 vendeve të përfshira në një sondazh të ri të Peë Research, të publikuar në korrik. Sondazhi gjeti gjithashtu se Xi kishte marrë një avantazh të vogël ndaj Trumpit sa i përket besimit që njerëzit kanë tek ai.

Këto ndryshime vijnë jo vetëm në një kohë kur po ndryshon roli i SHBA-së në skenën globale, por edhe kur Kina ka rritur aftësinë e saj për të ushtruar ndikim përmes “fuqisë së butë”.

Njerëzit në mbarë botën po përdorin modele kineze të inteligjencës artificiale për bizneset e tyre dhe po drejtojnë automjete elektrike kineze. Eksporte kulturore virale, si lodrat prej pelushi Labubu dhe serialet kineze, si dhe trendi online “Chinamaxxing”, kanë nxitur interesin dhe turizmin drejt Kinës.

Xi ka kaluar javët e fundit duke zhvilluar një seri të rrallë vizitash diplomatike jashtë vendit, duke paraqitur vizionin e tij për rolin dhe perspektivën e Kinës në botë.

Në një samit të grupit BRICS të ekonomive në zhvillim në New Delhi në fillim të këtij muaji, ai u zotua të ndihmojë vendet anëtare të krijojnë fabrika inteligjente dhe të zhvillojnë modele të inteligjencës artificiale.

Gjatë një vizite shtetërore në Egjipt në fillim të këtij muaji, Xi paraqiti propozime për një “arkitekturë të re sigurie” në Lindjen e Mesme, një arkitekturë që nuk do të mbështetej te ombrella e sigurisë së SHBA-së.

Një numër i madh liderësh kanë vizituar gjithashtu Pekinin këtë vit.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë, gjatë javëve të fundit, është përpjekur të fajësojë për luftën e vazhdueshme që nisi në Iran vendet që vazhdojnë të bëjnë biznes me qeverinë iraniane, duke u zotuar t’i detyrojë ato të ndalojnë ose të përballen me sanksione të rënda.
Si partneri më i madh tregtar i Iranit, Kina është në krye të kësaj liste.

Por edhe këtu ekziston një shembull se si pesha dhe ndikimi në rritje i Kinës mund të luajnë rol në bisedimet e ardhshme.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, në Pekin javën e kaluar.

Bisedimet synonin pjesërisht të “sqaronin disa çështje, në mënyrë që në Ëashington, të dy liderët të mund të zhvillojnë një diskutim më thelbësor për këtë çështje”, sipas Ëu, këshilltarit politik.

Kjo i jep Pekinit hapësirë për të sinjalizuar se çdo përpjekje për të ndëshkuar kompanitë kineze do të bënte që Washingtoni të humbiste çdo mundësi për të përfituar nga aftësia e Kinës për të komunikuar me të dyja palët.

“Kina do t’i thotë SHBA-së dy gjëra”, tha Wu. “E para është: mos u përpiqni të sanksiononi bankat ose kompanitë kineze për të bërë biznes me Iranin. Së dyti: harroni zgjidhjet ushtarake ose sanksionet ekonomike për t’i dhënë fund konfliktit, duhet të uleni dhe të negocioni për një marrëveshje të arsyeshme paqeje”, shtoi ai.