KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Τρίτος νεκρός από επιδημία ελονοσίας στην περιοχή του αεροδρομίου της Φρανκφούρτης

Αεροδρόμιο της Φρανκφούρτης

Φωτογραφία: Associated Press

Një person i tretë ka vdekur nga malaria në zonën përreth Aeroportit të Frankfurtit, në atë që zyrtarët gjermanë e kanë përshkruar si një shpërthim jashtëzakonisht të rrallë të kësaj sëmundjeje tropikale, të lidhur me trafikun ajror.

Në një deklaratë të enjten, bashkia e Frankfurtit ka njoftuar se një nga dy banorët e infektuar të lagjes Schëanheim, në veri të aeroportit, ka vdekur ndërsa trajtohej në spitalin universitar të qytetit.

"Të dy individët ishin infektuar me parazitin ‘Plasmodium falciparum”, që shkakton malarien, edhe pse nuk kishin udhëtuar në ndonjë rajon ku malaria është endemike dhe nuk kishin punuar në aeroport”, thuhej në deklaratë.

Më 27 gusht, zyrtarët e qytetit kanë njoftuar se dy persona që punonin në aeroport kishin vdekur nga malaria dhe se katër të tjerë ishin shëruar nga infeksioni.

Paraziti i malaries përhapet te njerëzit përmes disa llojeve të mushkonjave, por njerëzit nuk mund ta infektojnë drejtpërdrejt njëri-tjetrin.

Aeroporti i Frankfurtit ka bërë të ditur se mushkonjat e kapura ishin dërguar në një laborator në Antverp të Belgjikës gjatë muajve korrik dhe gusht, por rezultatet ende nuk ishin të disponueshme.

Një zëdhënës i aeroportit ka deklaruar se autoritetet vendore të shëndetit publik kishin, në parim, autoritetin për të urdhëruar kompanitë ajrore që të kryenin dezinfektimin e avionëve.