---
description: Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpërndarë një video raciste në rrjetin e tij social të enjten në mbrëmje, duke e paraqitur ish-presidentin Barack Obama d
title: Trumpi shpërndan video raciste të Obamas, nxit reagime
image: https://resources.koha.net/images/2026/February/06/2e8cfd31-1c86-43f4-a524-e08084016a0b.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Trumpi shpërndan video raciste të Obamas, nxit reagime

![Trumpi shpërndan video raciste ndaj Obamas, nxit reagime](https://resources.koha.net/images/2026/February/06/2e8cfd31-1c86-43f4-a524-e08084016a0b.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 6 shkurt 2026 17:09
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 6 shkurt 2026 17:09
- Shpërndaje në:

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpërndarë një video raciste në rrjetin e tij social të enjten në mbrëmje, duke e paraqitur ish-presidentin Barack Obama dhe bashkëshorten e tij Michelle Obama në trupa të majmunëve në një xhungël. Orë më vonë ,Trumpi e ka fshirë videon. 

Çifti Obama shfaqet papritmas në fund të videos së shkurtër, që pretendon rrejshëm se ka pasur vjedhje të zgjedhjeve të 2020-s. Fytyrat e tyre shfaqen në trupa të majmunëve. Sapo shfaqen, nis edhe kënga “The Lion Sleeps Tonight”.

Publikimi menjëherë ka nxitur reagime të ashpra në SHBA.

Senatori Tim Scott – i vetmi republikan me ngjyrë në Senat – e ka quajtur përmbajtjen raciste dhe ka bërë thirrje që ajo të fshihet. “Po lutem që të jetë e rreme sepse është gjëja më raciste që kam parë nga kjo Shtëpi e Bardhë. Presidenti duhet ta heqë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, në një deklaratë për CNN-in, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se reagimi nuk ka qenë i drejtë.

“Kjo është një meme nga interneti që e shfaq presidentin Trump si mbret të xhunglës dhe demokratët si karaktere nga ‘Lion King’. Ju lutem ndaleni këtë reagim të rremë dhe raportoni në diçka që me të vërtetë vlen për publikin amerikan”, ka thënë ajo.

[Edhe ![Obama reagon pasi Trump postoi video “raciste”](https://resources.koha.net/images/2026/February/16/1401fcd3-e848-466f-8d63-94d2c49ff332.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 16 shk 2026 Obama reagon pasi Trump postoi video “raciste”](https://www.koha.net/bote/obama-reagon-pasi-trump-postoi-video-raciste)

Ben Rohdes, që ka shërbyer në kabinetin e sigurisë kombëtare të Obamas, e ka quajtur veprën e Trumpit si “njollë në histori”.

“Sjellje e neveritshme nga presidenti. Çdo republikan duhet ta dënojë këtë. Tani”, ka shkruar Zyra e Guvernatorit të Kalifornisë Gavin Newsom në “X”.

Nuk është hera e parë që Trumpi ka nxitur reagime me shpërndarje të përmbajtjeve raciste. Vitin e shkuar ai publikoi një video që shfaqte rrejshëm Barack Obaman e arrestuar në Zyrën Ovale. Vitin e shkuar, Trumpi dhe anëtarë të administratës së tij po ashtu shfaqën pamje të montuara të pjesëtarëve të minoriteteve në Senat, duke u vendosur mustaqe të rreme.

[#Donald Trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#barack obama](https://www.koha.net/tag/barack-obama) [#michelle obama](https://www.koha.net/tag/michelle-obama) [#racizmi](https://www.koha.net/tag/racizmi) [#shba](https://www.koha.net/tag/shba)

Artikuj të ngjashëm

- [![Trumpi thotë se nuk do të kërkojë falje për postimin videos raciste të çiftit Obama](https://resources.koha.net/images/2026/February/07/94cef942-f5f1-490c-8c83-d917f651117c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 7 shk 2026 Trumpi thotë se nuk do të kërkojë falje për postimin videos raciste të çiftit Obama](https://www.koha.net/bote/trumpi-thote-se-nuk-do-te-kerkoje-falje-per-postimin-videos-raciste-te-ciftit-obama)
- [![Ariana Grande kritikon Trumpin për përdorimin e këngës së saj në një video kundër transgjinorëve](https://resources.koha.net/images/2026/August/21/594151b8-fb34-40ca-aea9-59af897afe6b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 21 gus 2026 Ariana Grande kritikon Trumpin për përdorimin e këngës së saj në një video kundër transgjinorëve](https://www.koha.net/showbiz/ariana-grande-kritikon-trumpin-per-perdorimin-e-kenges-se-saj-ne-nje-video-kunder-personave-trans)
- [![“Lutja” për foto e Melonit, shpikje e Trumpit](https://resources.koha.net/images/2026/June/19/21ca9b16-c7a2-4651-bff7-9db0573c8b9c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 19 qer 2026 “Lutja” për foto e Melonit, shpikje e Trumpit](https://www.koha.net/bote/lutja-per-foto-e-melonit-shpikje-e-trumpit)
- [![Jimmy Kimmel mbron shakanë e tij në të cilën e quajti Melania Trumpin “vejushë në pritje”](https://resources.koha.net/images/2026/April/28/b91cef2c-f254-4db2-8dc5-4d1d4b724d6b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 28 pri 2026 Jimmy Kimmel mbron shakanë e tij në të cilën e quajti Melania Trumpin “vejushë në pritje”](https://www.koha.net/bote/jimmy-kimmel-mbron-shakane-e-tij-ne-te-cilen-e-quajti-melania-trumpin-vejushe-ne-pritje)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Showbiz.]() [Johnny Depp transformohet për rolin e ri në filmin “Ebenezer”](https://www.koha.net/showbiz/johnny-depp-transformohet-per-rolin-e-ri-ne-filmin-ebenezer)

[Showbiz.]() [“The Rescue” sjell aksion, mister dhe një mision të rrezikshëm](https://www.koha.net/showbiz/the-rescue-sjell-aksion-mister-dhe-nje-mision-te-rrezikshem)

[Futboll.]() [Zvicra nuk gabon ndaj Sllovenisë](https://www.koha.net/futboll/zvicra-nuk-gabon-ndaj-sllovenise)

[Futboll.]() [Supergol i Yamalit në fitoren e Spanjës](https://www.koha.net/futboll/supergol-i-yamalit-ne-fitoren-e-spanjes)

[Botë.]() [Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani](https://www.koha.net/bote/alarm-per-sulme-nga-ajri-edhe-ne-moldavi-e-lituani)

[Ekonomi.]() [Deri në korrik, diaspora investoi 380 milionë euro në patundshmëri](https://www.koha.net/ekonomi/deri-ne-korrik-diaspora-investoi-380-milione-euro-ne-patundshmeri)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Trumpi shpërndan video raciste të Obamas, nxit reagime","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/trumpi-shperndan-video-raciste-te-obamas-nxit-reagime","datePublished":"2026-02-06T17:09:35+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:45:03+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":356,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpërndarë një video raciste në rrjetin e tij social të enjten në mbrëmje, duke e paraqitur ish-presidentin Barack Obama d","url":"https://www.koha.net/bote/trumpi-shperndan-video-raciste-te-obamas-nxit-reagime","keywords":"Donald Trump, barack obama, michelle obama, racizmi, shba","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/February/06/2e8cfd31-1c86-43f4-a524-e08084016a0b.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
